• |
ide | kryesore

Dhjetë lajme që japin shpresë për koronavirusin

-Instant, Stil



E dimë se çfarë është

Rastet e para me AIDS janë përshkruar në qershor të vitit 1981 dhe u desh dy vite për të identifikuar virusin HIV që e shkaktonte sëmundjen. Në rastin e Covid-19, rastet e para me pneumoni të rëndë u raportuan në Kinë më 31 dhjetor 2019 dhe më 7 janar, virusi ishte identifikuar. Gjenomi ishte gati që në ditën e dhjetë.

Ne dimë si ta pikasim virusin

Që prej 13 janarit, një test për të pikasur virusin ka qenë gati.

Situata po përmirësohet në Kinë

Kontrolli i fortë dhe masat e izolimit të imponuara nga Kina po japin fryte. Për disa javë, numri i rasteve të diagnostikuara po bie çdo ditë. Një analizë e detajuar po bëhet edhe në vende të tjera. Shpërthimet janë shumë specifike për disa zona, çka bën që të kontrollohen më lehtë.

80 përqind e rasteve janë të buta

Sëmundja nuk shkakton simptoma ose është e butë në 81 përqind të rasteve. Sigurisht në 14 përqind të rasteve shkakton pneumoni të rëndë dhe në 5 përqind të rasteve mund të bëhet kritike ose fatale. Ende nuk dihet se cila është përqindja e vdekshmërisë. Por mund të jetë më e ulët nga sa llogaritet deri më tani.

Njerëzit shërohen

Shumica e raportimeve fokusohen te të dhënat që lidhen me numrin e rasteve të konfirmuara dhe numrin e vdekjeve, por shumica e njerëzve të prekur shërohet. Janë 13 herë më shumë raste të shëruara se vdekje dhe kjo shifër po rritet.

Simptomat shfaqen të buta te fëmijët

Vetëm 3 përqind e rasteve ndodhin te njerëzit poshtë 20 vjeç. Vdekshmëria poshtë 40 vjeç është vetëm 0.2 përqind. Simptomat janë kaq të buta te fëmijët sa kalojnë pa u vënë re.

Virusi mund të pastrohet me lehtësi

Virusi mund të pastrohet në mënyrë efektive nga sipërfaqet me një solucion me etanol, peroksid hidrogjeni dhe hipoklorit sodiumi në vetëm një minutë. Larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të shmangur infektimin.

Shkenca ka nisur punën globalisht

Kjo është epoka e bashkëpunimit global shkencor. Pas vetëm një muaji, 164 studime shkencore për Covid-19 ishin të pranishme online. Janë punime për trajtimin, vaksinat, gjenetikën, epidemiologjinë, diagnozat, aspektet klinike, etj. Artikujt janë shkruar nga 700 autorë dhe janë shpërndarë kudo në planet. Në vitin 2003 për epideminë e SARS u desh një vit që të shkruhej gjysma e këtyre studimeve.

Ekzistojnë që tani prototipa të vaksinave

Aftësia jonë për të krijuar vaksina të reja është spektakolare. Ka që tani tetë projekte që po kërkojnë vaksinën e re kundër koronavirusit të ri. Ka grupe që po punojnë për projekte vaksinimi kundër viruseve të ngjashme. Prototipet mund të testohen shumë shpejt te njerëzit.

Testimet antivirale kanë nisur

Vaksinat janë parandaluese. Për momentin, kurimi i njerëzve të sëmurë është i rëndësishëëm. Që tani kanë nisur mbi 80 testime klinike për kurimin e koronavirusit. Janë edhe antiviralët që janë përdorur për infeksione të tejra, të cilat janë miratuar edhe tani dhe dihet se janë të sigurta. Janë një seri ilaçesh që po testohen dhe kanë treguar efikasitet.

Ignacio Lopez-Goni/THE CONVERSATION

 



2 Comments

  1. Shpresedhenes per vendet serioze por jo per Shqiperine. Ketu nuk kane leke as per te bere testin, imagjino per te tjerat. Nejse te kemi shendosh Ramen, Kastratin, Manen e Nushin po varja pastaj.
    Ndersa deleve te dashuruara pas Rames iu kujtoj qe Rama eshte ne bunker ne Surrel per qejfin e vet

  2. Someone,po si thua ti more burre,tja terheqe leket qe i ka dhene Rama shokeve te “armeve”,qe permend ti? Po pjesen qe e ka patur,per vehten dhe rilindjen e tij,( qe me siguri,kane perfunduar ne offshore),si t’ja beje?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *