Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Kosovë. Kurti ka thënë se në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia.
“Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit. Vetëdija qytetare është po aq e rëndësishme sa organizimi shtetëror. Në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti.
I pari i ekzekutivit ka apeluar te qytetatët që të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën fizike dhe të evitojnë shtrëngimin e duarve.
“E nëse dikush ka simptoma sado të lehta, duhet të izolohet edhe nga anëtarët e familkes, në një dhomë të veçantë. Si kurrë më parë, higjiena është shëndet e shëndeti është jetë. Pastroni duart edhe më shpesh e më gjatë, mbani distancën fizike dhe patjetër evitoni zakonin e shtrëngimit të duarve me të tjerët”, ka thënë Kurti.
Gjatë kësaj kohë, ai ka sugjeruar që të lexojnë libra ose të shikojnë filma.
O Albino ec mer behu kryeminister i gjithe shqiptareve ca na duhet ky trapi jone !
Rama mire qe sbo vete po sle as te tjeret me qeveris. Duhet me u bo me keq se Rama me u bo kryemnister duhet me vjedh vota, fut bandite parlament bashki, ne shtet, kanabizim, narkotrafik export vrasesish, drogerash dhe prostitutash. dmth duhet me qene kriminel.
Ec Albino se per koronavirusin do te te meshtetsin te gjithe kriminelet e Rames direkt te bojn kryeminister
Kosova 10 vjet e ca shtet , shtet serioz , kryeminister serioz, Shqiperia 110 vjet shtet karagjoz nje kryeminister Palaco
He mo sbehen shqiptaret? Ja nje shqiptar qe te ben ta degjosh dhe ta respektosh. Nje shqiptar qe te ben ta besosh e ta ndihosh. Po ky yni? Edi jam laj duart. Gjobe sekuestrim heqje patante arrestim pushim nga puna harbuteri e papapare se helbete aq meritojne shqiptaret.
Duart i ka merak normal. Meqe i mban vet si akullore do qe edhe te tjeret ti mbajne akullore. Sa per Albinin pervec rames taos rucit lleshit dhe tahiri me pak shok te gjith e dun.