• |
ide | kryesore

Koronavirusi nuk ndal reformën zgjedhore, vazhdojnë negociatat online

Lajme, Të fundit



15 marsi ishte dita kur do të duhej të miratohej me konsensus Reforma Zgjedhore, por Covid-19 futi në karantinë politikën duke lënë pezull punën për kodin e ri zgjedhor. TCH raporton se për shkak te karantinës janë ndërprerë vetëm takimet mes përfaqësuesve politikë të Reformës Zgjedhore, por jo komunikimi mes tyre, i cili do të vijojë online.

Sipas të njëjtave burime dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kanë gati kërkesën për shtyrjen e afatit të Zgjedhores deri në fund të prillit. Kohë kjo, e cila pritet të shfrytëzohet për përfundimin e atyre pikave për të cilat nuk pati dakordësi mes palëve.

Si çështja e sistemit zgjedhor, pezullimi i vetingut për gjyqtarët e kolegjit zgjedhor apo edhe depolitizimit e administratës zgjedhore. Por, koha ka treguar se konsensusi është i vështirë në tryezë ndaj dhe rezultati larg sa duket si mision i pamundur.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *