• |
ide | kryesore

Kriza nga koronavirusi, Gjermania ka gati planin për mbështetjen e ekonomisë

Arkiva, Planet, Të fundit



Bazooka qeverisë Gjermane në ndihmë të Ekonomisë!

Gjermania ka premtuar që të disbursojë një shumë të konsiderueshme monetare për ekonominë si pasojë e goditjes nga koronavirus. Ministry I financave gjermane Olaf Scholz e përshkroi këtë si një “bazooka” e madhe që do të ulte krizën që pritet të godasë ekonominë më të madhe të eurozonës.

Lëvizja qe pjesë e një serie masash që janë ndërmarrë nga qeveritë dhe rregullatorët në gjithë Europën për të rregulluar tregun, për shkak të frikës se pandemia mund të nisë një recension global.

Kjo lëvizje vjen kur Ursula von der Leyen, presidente Komisionit Europian, foli për një krizë që virusi COVID-19 mund të tejçojë edhe në ekonomitë e BE-së dhe i kërkoi vendeve anëtare që të japin përgjigjen e duhur për të.

Ministri Scholz u shpreh se qeveria do të gjenerojë një shumë të palimituar likuiditeti për të asistuar kompanitë gjermane që do të preken nga pandemia, kështu që ato mos ndalojnë furnizmin në gjithë vendin gjithashtu.

Paketa e zbuluar të premten nënkupton një ekspansion të kredive që do të jepen nga KFW, banka shtetërore e zhvillimit. Kompanive do t’u lejohet që të shmangin miliarda euro taksa.

“Kjo është një ‘bazooka’, ne do ta përdorim gjithçka që kemi.” u shpreh ministri Scholz përpara gazetarëve në Berlin duke siguruar se nuk ka tavan për kreditë që KFW do të japë.



5 Comments

  1. Kjo eshte kur e mbyll vitin me 50 miliarde euro suficit duke mos lene asgje manget. Edhe ne jemi shume qindra milion euro suficit, vetem se leket nuk jane ne arken e shteti por ne xhepin e oligarkeve. A ja vlen te vdesim per buke qe keta te tallin bythen me leket tona me super makina, ora dhe shampanja mijera euroshe qe derdhen lume? Po nuk qe ky momenti per revolte kur eshte? Rama nuk eshte ne kete bote, e ka humbur sensin. Duhet ta shkundim mire, ndryshe do ngordhim.

  2. Mbi kater miliard euro shperdorime ne 6 vite te zbuluara nga KLSH. Kush eshte fajtori, kush eshte denuar deri me tani per keto leke “cuara” dem? Leket nuk bien nga qielli thote Rama. Plotesisht e vertete, por te besh rruge fushore me 15-20 milione euro per kilometer duken pak si shume. Jo te gjithe jane mesues vizatimi dhe nuk kuptojne nga shifrat (megjithese shifrat e lekeve te veta i kuptojne mire), ama edhe meuesi i vizatimit i tetevjecares, i cili nuk eshte ne gjendje t’iu mesoje aritmetike femijeve, e kupton se me keto shifra tejkalohet cdo mase.

  3. Ne Wuppertal ne gjermani qytet me rreth 500.000 banore ka vetem nje te semur me koron ne gjendje jo te rende. repartin e intensivit e kan me super aparatura. Ketu diskutohet maska tamponi….. O Zot. Cfare derexheje…. kjo po eshte katastrof.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *