• |
ide | kryesore

Liverpool? Premier League fitohet nga Crystal Palace

Sport



Emergjenza koronavirus ka ulur në gjunjë futbollin europian duke e detyruar të ndalojë kampionatet, që tani janë në dilema se si të mbyllin aktivitetin. Në Angli, një nga opsionet e marra në konsideratë, në rast se pauza zgjatet shumë, është ajo e të mbyllurit kampionatin me klasifikimin aktual, duke i dhënë titullin Liverpool. Por në fakt nuk është mendimi i vetëm, sepse ka nga ata që kanë shpejtuar të japin ide alternative: të dorëzohet titullu në bazë të klasifikimit të tre ndeshjeve të fundit.

Idea revolucionare i ka ardhur Steve Parish, presidentit të Crystal Palace, që ironikisht ka sugjeruar që kompeticioni duhet të vendoset nga tre ndeshjet e fundit të luajtura. Përse pikërisht tre ndeshje? Sepse kështu skuadra e tij do të bëhej kampione e Anglisë…

WEST HAM: “PREMIER TË ANULLOHET”
Mes atyre që diskutojnë se kush duhet të jetë kampion ka nga ata që mendojnë se kampionati duhet anulluar. Bëhet fjalë për Karren Brady, zëvendëspresidente e West ham, që ka propozuar që turneu të deklarohet i anulluar: “Nuk mund të evitohet mundësia që Premier League, ashtu si kategoritë inferiore të futbollit anglez, duhet të anullohen e ky sezon të deklarohet i humbur, sepse nëse lojtarët nuk mund të luajnë, ndeshjet nuk mund të vazhdojnë”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *