• |
ide | kryesore

Një tjetër libër që parashikoi Corona Virus

Paparazzi, Slider



Në fillim të marsit, mes frikës së pandemisë së Covid-19, përdoruesit në rrjete sociale shpërndanë një foto të shkëputur nga një faqe e librit “End of Days: Predictions and Prophecies About the End of the World” (Fundi i ditëve: Parashikime dhe profeci për fundin e botës) të autores amerikane Sylvia Browne.

Një tjetër libër thuhet se parashikoi koronavirusin

Browne ndërroi jetë në vitin 2013. Ajo fitoi famë duke e prezantuar veten si parashikuese e të ardhmes. Sipas saj, ajo arrinte të komunikonte me shpirtrat. Ajo prentendonte se kishte fuqinë të vërente Parajsën dhe engjëjt. Ndër të tjera, Sylvia Browne është kritikuar për faktin që u ka ofruar informacione të rreme prindërve, fëmijët e të cilëve rezultonin të zhdukur, ndërsa në vitin 1992 u dënua për vjedhje. Browne në mënyrë të paqartë shkroi në librin e saj të vitit 2008 se në vitin 2020 një sëmundje e frymëmarrjes do të përhapet në të gjithë globin. Sipas versionit të Google Books, në libër shkruhet:“Rreth vitit 2020, një sëmundje e rëndë si pneumonia do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe tubat bronkialë dhe do t’i rezistojë çdolloj trajtimi. Më shqetësues është fakti që sëmundja do të zhduket po aq papritmas sa u shfaq, do të përhapet 10 vite më vonë dhe më pas do të zhduket plotësisht.”

Një tjetër libër thuhet se parashikoi koronavirusin

Termi “parashikim” është subjektiv. Ajo që e bën jo fort të besueshëm këtë paragraf është fakti që Browne e shkroi librin fill pas shpërthimit të SARS (Sindroma akute e frymëmarrjes).

Aq më tepër që specialistët nuk presin që Covid-19 të zhduket, përkundrazi mund të kthehet si një sëmundje e zakonshme, si gripi sezonal për shembull.

Pavarësisht se përshkrimi i sëmundjes në “End of Days” është i ngjashëm me Covid-19, elementët e tjerë janë të pasaktë dhe më tepër se “parashikim” është thjesht një supozim me fat. Nuk është hera e parë që fragmente librash konsiderohen si “parashikime” të koronavirusit duke nxitur teoritë konspirative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *