• |
ide | kryesore

Premier League vendos për merkaton: zgjatet kampionati, kontratë e përkohëshme për ata në skadencë

Sport



Kontratë e përkohëshme për lojtyarët në skadencë kontrate në 30 qershor. Eshtë hipoteza që – sipas asaj që bën të ditur ‘The Telegraph’ – po marrin në konsideratë drejtuesit e futbollit anglez në rast të zgjatjes së sezonit përtej asaj date, në pritje që Uefa të vendosë mbi datat e reja të sezonit.

Ka në fakt lojtarë që nuk kanë rinovuar me klubet e tyre, e nuk kanë ndërmend ta bëjnë: atëherë zgjedhja e mundshme për kontratën e përfunduar, në rast se emergjenca koronavirus shtyn kampionatin më gjatë, është pikërisht kontrata e pjesshme. Premier League është ndalur për momentin deri në 4 prill dhe në këtë moment gjasat janë që kampionati të shkojë deri në fund, por nëse situata vazhdon të jetë e tillë dhe rinisja vonohet, atëherë më mirë është të jesh gati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *