• |
ide | kryesore

Serie A në dy sezone, idea e re e presidentit të FIGC: “Nuk përjashtoj asgjë, as mbylljen përfundimtare”

Sport



Italia është ende në emergjencë të plotë për koronavirus e qeveria e futbollit po studion hipoteza të ndryshme për të kuptuar kur e si të rinisë kampionatet. “Nuk jam në gjendje të përjashtoj asgjë, as mbylljen përfundimtare të kampionateve. Data 3 prill më duket shumë afër për të rifilluar: ndoshta në maj” janë fjalët e Gabriele Gravina, numri 1 i Figc (Federata italiane e futbollit), në Radio Anch’io Sport.

Presidenti federal thekson se “kërkojmë të programojmë hipotezën më optimiste, pra të përfundojmë kampionatet. Por nuk përjashtoj asgjë, në fakt, kisha futur në hipoteza edhe atë të mos dorëzimit të titullit e të ngrirjes së renditjeve”. Rinisja, sipas asaj që kuptohet, nuk është e mundur në prill, në skadencën e dekretit aktual qeveritar mbi masat e emergjencës: “3 prilli besoj është një datë shumë e afërt për të rinisur aktivitetet ekonomike, jo vetëm ato sportive. Për këtë kam filluar të flas për majin”.

Pastaj një ide e fundit që praktikisht do ta ndante në dysh Serie A: “Nuk përjashtohet që kampionati i sotëm të ndahet në dy sezone të ndryshme, me një efekt ‘tërheqës’ mbi sezonin 2020/21”. E në fund për Euro 2020: “Do ti kërkojmë Uefa-s (nesër videokonferenca) të vlerësojë me kujdes, shtyrjen dhe idenë që duhet ndjekur. Në nëntor apo në 2021? Janë të gjitha ide e refleksione, nesër do ti diskutojmë më mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *