• |
ide | kryesore

Shifra të frikshme nga Italia, të vdekurit mbi 2 mijë

-Instant, Lajme



Vijojnë të vijnë shifra të frikshme nga Italia për shkak të koronavirusit. Autoritetet vendase sapo kanë publikuar shifrat e përditësuara. Deri në orën 17:00 të ditës së sotme, datë 16 mars 2020 në Itali janë regjistruar 27 980 persona të infektuar e 2158 viktima. Brenda 24 orëve janë shënuar 349 viktima më shumë. Shifra e atyre që kanë humbur jetën wshtw pothuajse e barabartw me atw tw njw dite mw parw kur ndërruan jetë 369 persona.

Numri i personave të shëruar është 2749. 1851 prej tyre po kurohen në terapi intesive, 11025 në struktura spitalore e 10197 në kushte shtëpie.

Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar një shtesë prej 3400 rastesh pozitive. Kjo rritje prej 13%, është më e vogla e regjistruar që kur shpërthimi i parë i epidemisë u identifikua në Itali në 21 shkurt. Sidoqoftë, Agjencia e Mbrojtjes Civile sqaroi se ende ishte në pritje të të dhënave nga rajoni i Pulias në jug të vendit dhe ai i Trentos në veri.

Italia ka gati një të tretën e numrit të vdekjeve të regjistruara në botë, sipas një numërimi të AFP nga bilancet zyrtare.

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana ka lëshuar dje alarmin: “Jemi pranë momentit kur nuk kemi më asnjë shtrat të lirë në reanimacion”.

Nga ana tjetër kryeministri, Conte tha se Lombardia po mbahet nën vëmendje të veçantë dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve është në plan të parë. Autoritetet italiane kanë ngritur si shqetësim bllokimin e 19 milion maskash nga vendet e tjera me destinacion Italinë. Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Itali ka shkuar në 24,603 persona. Rreth 2.853 persona kanë rezultuar të infektuar vetëm në 24 orët e fundit.

 

Bergamo është krahina me numrin më të lartë të infektuarve nga koronavirusi, në Lombardi.

Numri i të prekurve në këtë zonë shkon në 3.416, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 552 të infektuar”, tha dje këshilltari për Mirëqenie të Lombardisë, Giulio Gallera në Facebook.

Në Brescia ka 2.473 (+351), në Kremona 1.792 (227), në Pavia 722 (100), në Mantua 327 (60), Monza dhe Brianza 339 (+115).

Në qytetin metropolitik të Milanos janë infektuar 1.750 (+200), nga të cilët 711 në qytet (79), pra me numër në proporcion me popullsinë më të ulët se zonat e tjera.

©LAPSI.al



11 Comments

    1. o Hajdar, sa shpejt e harrove ndihmen per termetin nga pepinot? Nuk te vjen turp nga vetja hic? Per te mos themi qe kemi gati 1 milion shqiptar ne itali..turp turp turp te kesh faqezi!

      1. e pse tna vij keq per Italianet? Po kur thone ata qe femrat shqiptare rrine semaforeve? Ja si po i denon zoti tani.

  1. Ore ju a jeni njerez a cfare? Si ore gezoni per vdekjen e te tjereve. A keni Zot a ju eshte bere zemra gur pa meshire? Me vjen me verte gjynah vellazerisht e sinqerisht po ju keshilloj mos shkruani gje po spatet llaf te mire per te thene, se turperoni veten pavarsisht se jeni anonim, mos gezoni ne te keqen e tjetrit se belaja afer eshte dhe per ne. Ata sapo na ndihmuan kur kishim termetin, e te shkruani ne kete menyre?

  2. Sa mire me vjen kur degjoj dhe lexoj dhembsurine e popullit tim per popujt e tjere kushdo qofshin ata, dhe sa hipokrit, te ndyre e te peshtire jane ata qe bejne polike duke u entuzjazmuar nga infektimi dhe pasojat e qe vuan populli i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *