• |
ide | kryesore

Studimi/ Sa reziston covid-19 ne sipërfaqe të ndryshme

F1, Stil



Koronavirusi është i njohur për aftësinë e tij për të qenë shumë ngjitës, si dhe rezistent. Deri më tani, janë shfaqur teori të ndryshme dhe janë bërë konsiderata të shumta në lidhje me atë se sa virusi arrin të mbijetojë në një sipërfaqe. Për t’i dhënë fund pyetjeve është bërë një studim në universitetin prestigjioz të Kalifornisë.

Studiuesit vlerësuan jo vetëm aftësinë e virusit për të sa kohë në një sipërfaqe të caktuar por ede aftësinë e tij pasuese për të infektuar personat që prekin atë sipërfaqe.

Në veçanti, shkencëtarët analizuan katër prej tyre: bakër, karton, çelik inox dhe plastikë. Eksperimenti u krye në temperaturën e dhomës (21-23 ° C me lagështi relative prej 40%), kushte që mund t’i krahasonim lehtësisht me atë të shtëpive tona.

Po cilat ishin rezultatet?

Sipas studimit, qëndrueshmëria e virusit ishte më e gjatë në çelik inox dhe veçanërisht në plastikë. Në të parën, ngarkesa infektive u përgjysmua vetëm pas 6 orësh, ndërsa u desh rreth 7 orë për ta përgjysmuar aftësinë e tij në plastikë. Eliminimi i plotë në çelik u bë pas 48 orësh, ndërsa në plastikë pas 72 orësh. Rreziku, pra, zvogëlohet ndjeshëm me kalimin e orëve, por nuk mund të anullohet deri pas disa ditësh.

Materialet më “paqëndruese” për virusin u zbuluan se ishin bakri dhe kartoni, të cilat përgjysmonin aftësisë e tij infektive në më pak se dy orë për materialin e parë dhe brenda 5 orëve në rastin e dytë. Virusi zhdukej plotësisht pas 4 orësh në bakër dhe 24 orësh në karton.

Sidoqoftë, bazuar në studimet e mëparshme duket se “sipërfaqet e sheshta dhe sipërfaqet e forta janë më miqësore ndaj viruseve sesa ato të rrobave ose sipërfaqeve të ashpra”.

Megjithatë është mirë të mbani mend edhe një herë rekomandimet e njohura për të mbrojtur më mirë veten nga virusi: lani duart shpesh, pastroni sipërfaqet dhe natyrisht të mbeteni sa më të izoluar në mjedisin tuaj shtëpiak.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *