• |
ide | kryesore

A do të largohet COVID-19 me të ftohtin? Ekspertët: Si do ndikojnë temperaturat e ngrohta

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ekspertë të fushës kanë nisur me studime të cilat bazohen edhe në rezultatet e mëparshme të familjes së koronavirussëve.

Nëse flasim për përfundime konkrete, sipas këtyre ekspertëve është ende herët për t’u kuptuar.


Edhe pse përhapja e shumicës së virusëve fillon dhe bie me nisjen e pranverës, asnjë e dhënë deri tani nuk ka pohuar se diçka e tillë pritet të ndodhë edhe me COVID-19.

Si Reagojnë Viruset në Temperatura të Larta?

Të shpjeguara thjeshtë, koronaviruset janë një strukturë e përbërë nga proteina dhe lipide.

Ato transmetohen nga njëri person tek tjetri përmes kontaktit fizik, por ato mbijetojnë edhe në sipërfaqe të tjera apo në pështymën e të infektuarve.

Por përmes sapunit dhe alkoolin ju mund të shkrini strukturën mbrojtëse me proteina të këtij virusi duke e ulur ndjeshëm fuqinë e virusit.

Ekspertët ndërkohë kanë vërtetuar se viruset që shkaktojnë gripin në temperature të larta me nivele të larta lagështire nuk përhapen.

Ajëri i ngrohtë përmban lagëshitrë, gjë që I parandalon viruset që përhapen mes ajërit të shpërndahen.

Gjithashtu rrezet UV të diellit luajnë rolin e një dezinfektuesi duke shkatëruar viruset nga sipërfaqja e objekteve.

Po Koronavirusi A Do Të Ndalet? 

Sipas epidemologut Mark Lipstich nga Univeristeti i Harvardit, ku bazohet edhe ky artikull i AgroWEb.org, nuk ka gjasa që temperaturat të kenë ndonjë ndikim.

Ai e bazon këtë mbi faktin se koronavirusi COVID-19 është përhapur edhe në shtete ku temperaturat dhe nivelet e lagështirës janë të larta.

Nëse ky virus do të veprojë si gripi tipik, do të nisë të përkeqësohet në shtetet e Hemisferës Jugore në momentin kur stinët do të ndryshojnë.

Nga ana tjetër David Heymann nga Universiteti i Higjienëc dhe Mjekësisë Tropikale, pohon se studimet duhet që të vazhdojnë për një përgjigje edhe më konkrete.

Ai gjithashtu këshillon që të vazhdohet me karantinimet dhe eliminimin e çdo mundësie për përhapjen e mëtejshme./agroweb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu