• |
ide | kryesore

Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

-Instant, 1, Ide



Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë. Çfarëdo « dhunimi i lirive demokratike të lëvizjes», do të qe pak, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku në farmaci nuk gjenden dot më maska dhe doreza, ku mungon mundësia për testimin e të dyshuarve me covid -19, ku shtretërit në spitale dhe aparatet respiratore janë me pakicë, ku kompetenca dhe numri i personelit mjeksor është i kufizuar.

Pra, sa më të forta të jenë kufizimet, aq më shumë ato na mbrojnë nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi. Në këtë kuptim, nëse doni me ç’do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojni ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot.

Rreth asaj që po kërkon qeveria duhet të ketë një konsensus kombëtar.

E vetmja gjë e cila shtrohet për diskutim është dilema se si arrihet më mirë ndikimi i popullsisë, përmes ndërgjegjësimit, apo në të kundërt, përmes masave represive.

Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë. Ai shpall përmes videoregjistrimeve nga bunkeri i vet në Surrel gjoba marramendëse, heqje shumëvjeçare patentash, shoqërime në rajon. Pra ai përdor një gjuhë, e cila, së pari vjen nga mendësia totalitare se « ky popull kupton vetëm me dru » dhe së dyti nga kompleksi i një qeverie pakice, që e ndjen se nuk është më e besueshme për t’u ndjekur nga subjektet e saj.

Në të kundërtën, po të shikoje mbrëmë fjalimin e presidentit francez Makron, thelbi i mesazhit të tij nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi. Vërtet ai i shpalli qytetarëve të vet masa po aq represive sa edhe tek ne, vërtet ai përdori të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ai nuk foli as edhe njëherë të vetme për penalizim, gjobitje burgosje.

Kjo pra është diferenca mes një lideri që shpreson ta ketë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë.

Deri tani, Edi Rama po sillet me versionin e dytë (video poshte). Në fjalorin e tij po mbizotëron frikësimi dhe jo bindja.

/

Dhe kjo, mbi të gjitha, po i bën dëm strategjisë së përbashkët, për të zbatuar në maksimum kufizimet e vendosura nga qeveria. Sepse sa më shumë të kriset mardhënia e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve, aq më pak efikase do të jetë zbatimi i masave që kërkohen.

Kryeministri na thotë shpesh se jemi në luftë, por ai harron se për fitimin e një beteje nuk mjafton të vrasësh dezertorët, por të frymëzosh ushtarët.

Duke u përqëndruar tek e para ai vetëm po injekoton mungesë besimi tek trupat e tij. Ndaj ai duhet të ndryshojë qasje sa më shpejt. Edi Rama duhet të na besojë që ta ndihmojmë.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Tek Syri.net kishin botuar dje një njoftim shtetrrethimi të vitit 1945 të urdhëruar nga Mehmet Shehu.

    Dje edhe edvin shpallisipas mënyrës së vet shtetrrethimin

    Duke kujtuar se kush ka qenë Mehmet Shehu dhe duke krahasuar gjuhën e përdorur nga Mehmet Shehu në 1945 dhe edvin droga në 2020 gjuha e edvinit është aq e rëndë saqë jo vetëm nuk tremb njeri, por të bën të dyshosh se edvini është në fundin e tij.

    Personalisht mendoj se corona do tja marë kurorën eedvinit.

  2. Karrlliqe Bushat,derri do plumb dhe Jo parfum.
    NUK e di se ku je se ketu Tek une ska buke me hanger dhe Kam 10 dite pa rruar ama ngopem me dokrra gazete.

  3. Bushat,

    Ne kete artikull nuk jam dakort me ju.
    Si mund to thoni ” Në këtë kuptim, nëse doni me ç’do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojni ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot”. Pra qe ai tani nuk po ben asnje investim ne shendetsi per testime. aspiratore, mbeshtetje financiare per bizneset the popullsine qe nuk mund te punojne gjate kesaj periudhe, te gjitha keto kerkojne para, por ai nuk ka para sepse I ka perdorur per oligarket dhe investime per vetura e zyra per Rilindjen, e ti thua te mos e kritikojme Edi Ramen sot? Qeveria ne te tilla situata duhet ne radhe te pare per masat financiare, per te hapur qesen, e pastaj per masat repressive per te ndenjur ne shtepi. Si thua, je dakort me mua qe per ate te paren, mungesen a parave tani na jep ne te drejted ta veme para pergjegjesise ate gjithe diten sot ne vend qe te heshtim sic sugjeron ti??

  4. MERO GELBAZA PO I RREZIKON BURRAT E ORGANIZATES DUKE JUA FUTUR LLAPEN NE BYTH thotë:

    TANI MERO GELBAZA KELLIRA CARLO BOLINO DHE SOKOL BALLA DUHET TE IKIN NE SURREL PER TI LEPIR BYTHEN EDI RAMES DHE PER TI MAR LEKET HAHA

  5. Edhe une jam dakord me masat represive per nje arsye te thjeshte morale: Ne kete rast nuk behet fjale per te mbrojtur vetem jeten tende, por mos rrezikosh jeten e te tjereve. Nese do ishte ne loje vetem jeta e atij qe rrezikon masat do ishin te pajustifikueshme. Problemi eshte qe ne te gjithe po bejme sakrificen morale, pervec Rames qe nuk e heq doren nga buxheti i shtetit, shpirtin nga propaganda dhe gjuhen nga mashtrimet. Kombi udhehiqet edhe permes shembullit. Hiq ti dore nga vjedhja, qe dhe ne ta kemi me te lehte te heqim dore nga paga apo lehtesira te tjera. Zhbej koncensionet qe nuk ka raport te pavarur nderkombetar qe nuk i konsideron platforma vjedhjeje. Kaq e thjeshte eshte.

    1. Rama jo vetem qe nuk heq dore nga vjedhja, por edhe pagen e kerkon pavaresisht se rri i mbyllur ne Surrel sepse po dhitet nga frika

  6. O Bushat,Edi Rama nuk u be i tillë sot.Edi Rama kështu ka qenë qe ne fetus e ne cdo dite te jetes se tij.Edi Rama i tillë ka qenë edhe atëhere kur ti dhe disa sivellezer te tute e shifnit Edi Ramen si Albert Camus.Kur e kam njofur une nga skaji i Shqiperisë pa u takuar kurrë me te si nuk e paske njofur ti qe dalldiseshe kur rrije me te ?????? Je i paaftë ose bashkfajor.

  7. Si nuk turprohesh ose sepaku ju ke borgj nje kerkim falje opozites se bashkuar ti i pari e pastaj Lubonja ,Shkullaku e disa pseudoanačista qe kurre analize nuk beni vetem lehni si qeni ne hame.Ju e nxite opoziten te djege maandatet,te bojkotoje zgjedhjet lokale ,te perdorin edhe dhune ekstreme te gjithe ju kane degjur keto sugjerime.Ku eshte sot opozita? NUk ekziston fare iku per lesh e ju vazhdoni tejepni leksione apstrakte.Orekush ju paguan ju Edi Rama?Te kishi qene ne shtabin e tij nuk i kishit sherbye ma mire,Ne vendin tuaj se paku do te kisha kerku falje dhe heshte.Po tani nuk vlen dhuna .dje kerkojit dhune e flaqke.JU jeni mercenare,pra ata qejte qe duhet te lehin edhe kot per te sigurua gjellen.Ju jeni me meritoret qe eshendrruat edin ne mbret.Mire ju thoshte kazan vetem ne kazan mund te shisni mend.A e kuptoni se jemi ne nje situate dramatike ku duhet te dominoje fjala dhe keshilla e njerezeve te shkolluar,te urte dhe te profesionit te shenjte te mjekut e jo dallaverexinjet engatrrestarewt e kazanit. Mbyllne ate goje te qelbur se paku kete here.Ti merr vesh nekete pune si pula ne medicine.Jeni mesua ta fusni hundet kudo ,mos me ju fole goja prapaniuca ju flet.TURP.

  8. Bushat, te gjithe jemi dakord se Ai s’ka dale per lufte, po per protagonizem.
    Edhe Ai vete e di qe eshte i zoti vetem te tollovise!

    1. O lapraksi i karit na thuaj ndonjë rrugë në Laprakë dhe nqs e di ti atëhere edhe unë do bëhem Ripjerdhës! Vdekshi të gjithë o minj të bodrumeve mavi me gjithë shefat tuaj!AMEN!??

    2. O Ed bosi, mbeshtetu tek hajdutet e tu dhe tek ata qe knoqen kur ti i qi ne bithe dhe i vjedh dhe neser shpalle veten mret

  9. E ke nisur dhe e ke mbyllur këtë shkrim o Bushat, në kundërshti të plotë me të gjitha sa ke thënë për Ramën.
    Edhe i kujton atij se lufta kundër coronavirusit nuk fitohet me dhunë, por me veprime të matura e të besuesshme, edhe e mbyll shkrimin se Rama duhet të ketë besim tek ne.
    A mund ti bëhet thirrje Ramës që të ketë besim tek ne (me fjalën ne nënkuptojmë Ju gazetarët), nga mëngjeti deri në darkë më shumë se me virusin bën lufte me ju e gjithë shqiptarët.
    Nëse do të kishte dëgjuar mendimin opozitar, këto masa ai duhet ti kishte marë para së paku dy javësh që të mos vinte puna deri këtu..
    Pët hir të së vërtetës dujet pranuar se deri tani, kjo pandemi, ndonëse është përhapur në gjithë botën, nëse do tju referohemi shifrave të publikuara, përfshirë edhe ato në Kinë e Itali, viktimat janë të pakta duke patur parasysh se në planet jetojnë gati 8 miliardë njerëz.
    Ajo që e ka bërë të rrezikëshme këtë pandemi, është dyshimi se kudo po fshihen përmasat e numurit të të infektuarve.
    A po bëhet kjo ngaqë ky virus i gjeti qeveritë në befasi e nuk patën krijuar rezerva mjetesh mjeksore të ekzaminimit e kapacitete spitalore, apo ngaqë qeveritë po i tmeron “pandemia” e ardhëshmee kolapsit ekonomik, këtë mund ta shohim pas një viti.
    Ama në Shqipëri, qeveria Rama, veç pa aftësisë së saj për të dy rastet, vazhdon me kokëfortësi që të mos rishikojë buxhetin, si për tragjedinë e tërmetit, ashtu edhe për tragjedinë në pritje të Covid-it.
    Dhe pse ndodh gjithë kjo ?
    Sepse Ramës nuk ja mban të rikthejë mbrampsht konçesionet e PPP korruptive me oligarkët.
    E pra o Bushat, nuk është puna që Rama të ketë besim tek shqiptarët, por që shqiptarët nuk mund të kenë besim tek Rama.

  10. Pa provoje ti thuash gomarit:

    – Ec para ! – Kthehu majtas ! – Pi uje ! – Mos dhit peer toke !

    A do ju bindet ?

    Po more nje shkop ne dore, cdo gje rreegullohet..

    1. Mos e ler te dhjesi per toke se ka Meta 125 hale vetem ne nje dhome. Coje te dhjesi atje dhe mos i merr ere sic e ke zakon se eshte dhe virusi neper kembe. Problemi eshte se cfare do besh me shkopin qe te ngeli. Megjithese dukesh cun i shkathet ti dhe ja gjen vendin.

      1. Do të marësh çmimin Nobel se paske bërë zbulimin që Covid-i paskej ardhur nga dhjetë haletë e Metës.
        O Zot i madh deri ku ka shkuar infeksioni i karagjosllëqeve të Ramës e medemek “batutave” të tij idiote.

  11. MERO GELBAZA KELLIRA PO JU BEN TESTIN ME LLAP NE BYTH SALI BERISHES DHE EDI RAMES PER KORONA VIRUS ,MOS JAN BERE KAPS OSE KAN TEMPERATUR OSE DIAHORREA,DERI TANI SIPAS TESTIMIT TE MERO GELBAZA TE 2 BURRAT E SHTETIT JAN TOP ME SHENDET

  12. Ju thoni mos e kritikoni Ramën për masat shtrënguese që po merr sot, por vetëm për ato që ka bërë dje. Këtë nuk e bëni as ju në shkrimin tuaj, duke kundërshtuar vetveten një rresht më poshtë, kur thoni se nuk ka maska , nuk ka mjete të tjera për teste as mbrojtje për mjekët. Pak më poshtë shohim videon që kundershton atë që keni thënë pak më sipër. Koherenca mungon totalisht në shkrimin tuaj. Në video ju e krahasoni me udhëheqës të tjerë ose vende të tjera, ku fjalët : burg dhe gjoba janë më të preferuarat nga ana e Ramës, ndersa nga Italia apo ndonjë vend tjetër evropian mësojmë sjellje të tjera më njerëzore, ndihma e përkujdesje humanitare. Ky gjatoshi flet si diktator i mirëfilltë dhe pa sens. Këshillat e një shkarravitësi pikturash pa kuptim, në lidhje me mjeksinë, askush nuk do të donte t’i dëgjonte. Fjalët e tij të acarojnë nervat dhe të bëjnë ta urresh me gjithë forcën e shpirtit. Ky s’ia ka idenë punës që bën. Ai di të bëjë vetëm keq kudo që fut hundët pa drejtësisht. Kush e pëlqen është i ngjashëm me të.

  13. Akoma me rrenat e dangall Drames ju? Ai po tall k*qet e po zgerdhihet, hapsni syte se po ju xhiron karabushi socialist 😀

  14. Nga -koronavirusi-mesuam qe si te rrime ne radhe ne distanca te largeta ,se ne shtyeshim ne c’do radhe qe zinim ,edhe urbani bosh te ishte ne prape se prape shtyheshim se e kishim refleks ,te mos themi qe radhet nuk na jane ndare ketu e 70-80-vjet.Te mos takohemi dhe perqafohemi duke u puthur vend dhe pa vend -pllaq-plluq-.Mesuam se kemi nje kryeminister qe eshte sanitar,psikolog,psikiater,mjek infeksionist ,studius I viruseve epidemike,gjyqtar,prokuror,president ,polic,dhe se fundi mesuam qe Ben mire -Enverin -si dhe Hitlerin-.

  15. O Bushat,mos krahaso popullin Francez me popullin Shqiptar,pasi ne jemi mesuar te bindemi vetem me dajak dhe jemi nje popull 60% injorante dhe mjafton te shohesh reagime te ndryshme ne rrjete sociale apo intervista te ndryshme te kuptosh injorancen,p.sh. nje i ri thoshte nuk vjen koronavirusi te varri i bomit,tjetra thoshte nuk i kap virusi Shkodranet se jane malsor,tjetri thote pi 1 kile raki,et.etj.Pra ne po nuk na kujtove burgun,gjoben apo dajakun per nje muaj do jemi infekruar te gjithe si komb…

  16. Një gjë nuk kuptoj me masat që po mer qeveria,lejohet të lëvizësh në këmbë por ndalohet të lëvizësh me makinë. Mos vallë virusi përhapet me anë të makinave?

  17. Pse edvini perdor dhune dhe eshte me te gjitha ato vese qe nuk ka rob ne bote qe te kete sa ka ai ?!Eshte rritur keq,me siguri nen nje dhune te skajshme,me patjeter ne nje frystrim te papare,absolutisht deshmitar i abuzimit dhe terrorit ne familje !Eshte shkencerirsht e vertetuar kjo !Tani i nxjerr ne pah te gjitha !Dhune,arrogance,bullizem,papergjegjshmeri,paaftesi,frikacakut,hajdutit ne ekstrem,hilecakut,mashtruesit te pakufinjte,perversitetin,intolerancen,krimin dhe nenshtrimin ndaj tij,vdes per kriminele,devijancat seksuale,personalitetin e shumfishte,perdorues narkotikesh,dhe çdo gje tjeter qe mbart nje mendje jo e rritur me dashuri dhe kujdes!Nese doni keni prova plot,sa te doni nga perditshmeria e tij e çmendur……,pafund e ku e si ta kapesh eshte totalisht i semure dhe me rrezikshmeri te larte !

  18. Ky eshte nje psikopat , qe perhap panik ne vend qe te mari masa ekonomike .NQS vazhdo kshu gjate do ze viursi i urise pas pak kohesh. PANIK Po, frike jo thote debili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *