• |
ide | kryesore

Ceferin shpjegon vendimin e paprecedentë: “E pamundur Euro 2020 me stadiume bosh”

Sport



Uefa vendosi zyrtarisht shtyrjen e Euro 2020 për në verën e 2021 (ndeshja inauguruese në Roma në 11 qershor e finalen në Londër në 11 korrik) për shkak të pandemisë koronavirus e pas aprovimit nga ana e Ekzekutivit, presidenti Aleksander Čeferin, ka shpejguar me këto fjalë motivet e zgjedhjes së organit më të rëndësishëm të futbollit Europian.

“Jemi në krye të një sporti me të cilin jeton një numër i madh personash e që është hedhur në tokë nga ky kundërshtar i padukshëm në lëvizje të shpejtë. È në këto momente komuniteti i futbollit duhet të tregojë përgjegjësi, unitet, solidaritet e altruizëm. Shëndeti i tifozëve, stafit e lojtarëve duhet të jetë prioriteti numër një e me këtë shpirt UEFA ka prezantuar një seri opsionesh në mënyrë që kompeticionet e ndryshme të mund të mbarojnë këtë sezon, në siguri. Jam krenar për përgjigjen e kolegëve të mi. Kishte një shpirt të vërtetë bashkëpunimi, të gjithë e kuptuan se duhet të sakrifikonim dicka për të marrë rezultatin më të mirë.

Ishte e rëndësishme që, si qeveri e futbollit europian, UEFA të bënte sakrificën më të madhe. Spostimi i EURO 2020 ka një kosto të jashtëzakonshme për UEFA, por do të bëjmë më të mirën për të garantuar që financimet thelbësore për futbollin, futbollin femëror e zhvillimin e lojës në 55 vendet tona të mos e ndjejnë.

Dua të falenderoj Shoqatën europiane të klubeve, ligat europiane e FIFPro Europa për punën e shkëlqyer të bërë e për bashkëpunimin e tyre. Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës 55 federatat kombëtare, presidentët e tyre e sekretarët e përgjithshëm, e kolegët e mi të Komitetit ekzekutiv për mbështetjen e tyre e vendimet e pjekura. Detajet do të studiohen në javët e ardhshme, por principet bazë janë arritur dhe ky është një hap i madh përpara. Treguam të gjithë se jemi lider të përgjegjshëm. Treguam solidarietet e unitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *