• |
ide | kryesore

Efekti Koronavirus, shtyhet në 2021 edhe turneu i tretë madhor

Sport



Koronavirus revolucionarizon kalendarin europian, por edhe atë amerikano-jugor. Pak caste pas njoftimit nga Uefa të shtyrjes për në 2021 të kampionatit Europia dhe vendimit të FIFA-s për të spostuar për një datë të papërcaktuar Botërorin e Klubeve, ka ardhur edhe vendimi i Conmebol që ka zyrtarizuar shtyrjen e kompeticionit të saj më të rëndësishëm. Copa America 2020, në program për tu zhvilluar në Argjentinë e Kolumbi, do të zhvillohet pas një viti në të njëjtat data me Europianin (11 qershor-11 korrik).

“Si pasojë e zhvillimit botëror të koronavirus e me objektivin për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve dhe sportit në Amerikën e Jugut, Conmebol shtyn celebrimin e edicionit të 47 të Copa America për në datat nga 11 qershor në 11 korrik të 2021”, shkruhet në komunikatën zyrtare të Conmebol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *