• |
ide | kryesore

FIFA bën lëvizjen e saj: shtyhet edhe Botërori për Klube, gati 10 milionë euro kundër Covid 19

Sport



Emergjenca koronavirus ndalon edhe Botërorin për Klube. Pas zyrtarizimit të shtyrjes së Euro 2020 nga ana e Uefa, edhe Fifa është reshtuar në të njëjtën linjë, duke vendosur shtyrjen e FIFA Club Ëorld Cup. Në komunikatën zyrtare të qeverisë së futbollit botëror shkruhet se eventi do të përcaktohet në kohë në një moment të dytë, kur të ketë më shumë qartësi mbi situatën e sportit botëror, në 2021, në 2022 ose edhe në 2023.

“Bota po përballon një sfidë për shëndetin të paprecedentë e èshtë qartësisht e nevojshme një përgjigje globale e kolektive. Bashkëpunimi, respekti reciprok e mirëkuptimi duhet të jenë principet udhëheqës që të gjithë vendimmarrësit duhet të kenë parasysh në këtë moment krucial” – shkruhet në komunikatën e presidentit të Fifa-s Gianni Infantino.

“Me këto në mendje, FIFA ka diskutuar vazhdimisht me konfederatat, federatat e asociuara e palë të tjera të interesuara në gjithë botën, duke mbajtur parasysh se në radhë të parë vjen shëndeti e në të dytin solidariteti sportiv. È kështu është thelbësore që edhe interesat e tyre, si sportive ashtu dhe ekonomike, të jenë të mbrojtur”, sqaron komunikata e Infantino, që në anën tjetër garanton siguri financiare në kushtet e emergjencës së koronavirus, që do të ndikojë jo pak në ekonomitë e klubeve.

“Falë situatës solide financiare, FIFA është në gjendje të ndërmarrë masa proaktive solidariteti drejtuar speicifikisht krizës nga sëmundja e koronavirus. Konkretisht, do ti sugjeroj: një kontribut direkt prej 10 milionë dollarë nga ana e FIFA-s për Organizatën Botërore të Shëndetësisë COVID-19 Fondi i solidaritetit; diskutimin e mundësisë për ndërtimin e një fondi global për asistencë futbollistike për të ndihmuar anëtarët e komunitetit të futbollist të goditur nga kjo krizë; inkurajimin e të gjithëve në sport për të kontribuuar për këto sforco. FIFA do të konsultohet edhe me palët e interesuara të futbollit profesionist për të mund njoftuar së shpejti modifikime të përkohshme në Rregullore ose në statusin e transferimit të lojtarëve për të mbrojtur kontratat si për lojtarët, ashtu dhe klubet”, përfundoi Infantino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *