• |
ide | kryesore

Idris Elba rezulton pozitiv nga Corona-Vid 19

Paparazzi, Slider



Idris Elba është personazhi i famshëm i rradhës që ka rezultuar pozitiv nga Covid-19. Më herët ditën e sotme, aktori britanik me anë të një video-je të shpërndarë në rrjetet sociale tha:

Këtë mëngjes analizat e mia dolën pozitive ndaj Covid-19. Jam mirë, nuk kam simptoma deri tani, por jam izoluar që kur kuptova se kam qenë I ekspozuar ndaj virusit. Qëndroni në shtëpi njerëz dhe tregohni të kujdesshëm. Do ju mbaj të përditësuar mbi gjendjen time. Pa panik.

Elba tha se gruaja tij, Sabrina Dhowre nuk është testuar ende dhe gjëndja e saj shëndetësore është mirë. Ndërkohë shpjegoi se testin e bëri, pasi kishte takuar një person i cili kishte rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit disa ditë më parë dhe menjëherë u vetë-karantinua.

Aktori i “Thë Wire” tha se kishte njoftuar të gjithë familjarët dhe kolegët me të cilët ka qenë në kontakt, ndërkohë këshilla që dha për ndjekësit e tij ishte që ta merrnin seriozisht distancimin nga njëri-tjetri dhe të lanin sa më shumë duart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *