• |
ide | kryesore

Letër e hapur e presidentit të F1 Carey: “Do të rinisim sapo të garantohet siguria”

Sport



Formula 1, ashtu si praktikisht cdo sport tjetër, është dashur të ndalojë përballë koronavirus: duke anulluar në castet e fundit Cmimin e Madh inaugurues të Melbourne, pastaj me radhë Bahrain e Vietnam. Në këtë pikë, kur asgjë nuk është e qartë, e me garat e para të spostuara në fund të kalendarit të cirkusit, tifozët duan të dinë se kur do të fillojë sezoni gjë që drejtuesit e Formula 1 e sqarojnë në një letër të hapur. “Situata është në zhvillim, prioriteti është shëndeti: sapo të ketë të reja do të komunikohen menjëherë” lexohet në një letër të firmosur nga presidenti Chase Carey.

“I kërkojmë ndjesë tifozëve për anullimin e datës australiane por, duke parë situatën në zhvillim të vazhdueshëm, besojmë se kemi marrë vendimin e duhur. E dimë që doni të dini kur do të rinisin garat e për momentin nuk mund tiu japim përgjigje precise. Do të rinisim sapo të garantohet siguria e të gjithëve, konsultohemi cdo ditë me ekspertë e qeveri: do tiu mbajmë të informuar” lexohet në leterën e presidentit të Formula 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *