• |
ide | kryesore

Bilanc tragjik në Itali, 475 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bilanc tragjik nga Italia. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 475 viktima si pasojë e Koronavirusit. Një e dhënë alarmante është numri i lartë i mjekëve të prekur, ku konfirmohen më shumë se 2,600 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus.

Bilanci ditor i pacientëve me koronavirus dhe vdekjeve në Lombardi mbetet jashtëzakonisht negativ, por rritja është “më e ulët se dje”, thotë këshilltari për shëndetin Giulio Gallera, i cili fton të gjithë “të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë ndalesat”.

Paralajmërim i fortë nga Guvernatori Fontana, i cili paralajmëron: “Ose kurba do të bjerë poshtë ose ne ndoshta do të duhet të marrim në konsideratë marrjen e masave pak më të ashpra”.

Të dhënat zyrtare shënojnë 35 713 të infektuar dhe numri i viktimave është 2978. Numri i personave të shëruar është 4025, por brenda 24 orëve janë regjsitruar 475 viktima.14 363 po kurohen në strukturat spitalore, 2257 në terapi intesive dhe 12 090 në kushte shtëpie.



3 Comments

  1. Solidarizohem me Italine. Keqardhje per ta se ne fund jane komb pozitiv. Do zoti sna ze neve se na shkerdhen para mbrapa, jo vdekshmeri 8.3 % sic e ka italia por 10 e me sh fatkeqesisht. Une jam karantine dhe sh te mite po se di sa do vazhdohet keshtu. Cdo behet me.rrogat ndihma sociale etj. Jemi ne dore te zotit se ketu shendetesia eshte per te ardh keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *