• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Tirana me numrin më të lartë të të prekurve, 3 në terapi intensive

Lajme, Të fundit



Janë publikuar të dhënat e fundit për situatën nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave numri i të prekurve ka arritur në 59 duke u shtuar me 4 raste në 24 orët e fundit kur janë janë testuar 60 persona të dyshuar.

Tre nga rastet e reja janë nga kontaktet me të prekur. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:
Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 raste
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina). Prej tyre, 3 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve ndodhen në pavion në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në Spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Minsitria e Shëndetësisë tha se vijon testimi i rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Ministria apeloi që qytetarët të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë kur kanë shenja të sëmundjes. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. jepni informacion per zonat ku banojne te semuret , e mundesisht zbuloni nqs ka ndonje vater te mirefillte , boll me paaftesira , ne kete situate dhe ministri duhet te heshte e te flasin vetem ekspertet . Do shkaterroni nje qytet te tere po vazhduat keshtu

  2. Se sa raste jane vertet nuk mund ta dini per sa kohe behen shume pak teste. Por te pakten mos genjeni apo zbukuroni per keta qe dihen. Edema pulmonare mund te jete pasoje por kurrsesi semundje shoqeruese. Ka shume mundesi po ashtu edhe insuficinca renale (perderisa i semuri nuk ka qene me dialize) dhe insuficienca kardiake. Po pacientet e tjere per te cilet jane kujdesur mjeket dhe infermieret e sanatoriumit i keni testuar? Apo kismet kur te shfaqin shenjat

  3. Lerini mo keto dokrra hini se nuk ja u ha njeri. Loja ka mbaru per ne. ju vazhdoni akoma. a jeni ne metro mo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *