• |
ide | kryesore

Eda Ece revoltohet me vendimin e kompanisë filmike

Paparazzi, Slider



Aktorja turke Eda Ece e cila është shumë e njohur nga seriali “Molla e ndaluar” është revoltuar në rrjete sociale pasi xhirimet e serialit vazhdojnë, edhe pse situata është kritike prej Koronavirusit.

Ndërkohë që serialet e tjera turke kanë deklaruar ndërprerjen e xhirimeve për të ruajtur shëndetin e aktorëve dhe stafit. “Edhe pse po ndodhin këto gjëra, xhirimet vazhdojnë”-ka shkruar aktorja në Twitter. Më pas në një postim në Instagram, Eda Ece ka bërë thirrje që aktorët të kërkojnë të drejtën e tyre dhe xhirimet e serialit të ndërpriten.

“Unë e dua punën time, të gjithë që më njohin e dinë këtë. Situata tani është serioze, tema është shëndeti. Thonë “Punoni nga shtëpia” por puna jonë nuk bëhet nga shtëpia. Ne jemi aktorë, punojmë me një ekip prej 150 veta. Unë e kam për detyrë t’i mbroj kolegët e mi. Autoritetet thonë që dy, tre javët e ardhshme janë të rëndësishme, prandaj ne kemi të drejtën të mbrohemi. Të gjithë ne duhet të bëjmë pushim. Dua t’i them të gjithë mjekëve dhe infermierëve faleminderit, ju na duheni më së shumti këto ditë. Shëndeti është i pari në këtë jetë. Ne s’mund të vazhdojmë xhirimet, pa e ditur nëse jemi mbartës të virusit dhe t’ja transmetojmë kolegëve. Jam me të gjithë ju që kërkoni të drejtën tuaj”-shkruan ndër të tjera aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *