• |
ide | kryesore

Ekspertja italiane/ Virusi inteligjent, dobësohet për të mbijetuar

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për “La Stampa”, Elisa Vicenzi, drejtuese e qendrës së kërkimeve në “San Raffaele” të Milanos thotë se koronavirusi i ri është inteligjent.

“Ai dobësohet me kalimin e kohës dhe bëhet më pak ngjitës. Është e vetmja mënyrë e tij për të mbijetuar”, – thotë ajo, duke shtuar se pikërisht kjo e bën më të frikshëm virusin.

“Ata që e transmetojnë virusin edhe nëse nuk janë asimptomatikë, më shqetësojnë, për shkak se vazhdojnë ta përhapin atë”, – thotë studiuesja.

Ajo rrëzon pretendimet se virusi është një produkt laboratorik. Sipas saj, nuk ka një virus të ngjashëm.

“Origjina më e mundshme mbetet lakuriqi i natës”, – thotë ajo duke shtuar: “Virusi ka kaluar nga lakuriqi te një tjetër kafshë, përpara se të kalojë te njeriu”.

Përveç rregullave kryesore të higjienës, studiuesja këshillon që të mos kemi frikë. Sipas saj, frika është armik i shëndetit sepse gjeneron stres dhe dobëson sistemin imunitar.

Sa i përket ushqimit, duhen konsumuar ushqime me vitaminë C, D dhe B12. Po ashtu duhet zbatuar rregulli i pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë.



2 Comments

  1. Te rizbulojme vlerat e familjes,vlerat e jetes se perbashket,unitetin e te menduarit ne dobi te tjetrit .
    Te riformatojme menyren e jeteses larg egoizmit,kontrollit te tjetrit,perfitimit nga pushteti per te perdorur tjetrin, per te manipuluar me te drejtat e tij.
    Intresi eshte helmi qe e ben te varur njeriun , konkurenca e eger eshte pranga e jetes se tij,liria e trupit eshte vdekje shpirtit!
    Njerez eshte koha te mendoni me urtesi per krijuesin,per familjen, te merrni ne dore seriozisht jeten tuaj te shkaperdredhur prej sistemeve djallezore,te fanepsur prej”lirise se (demonizuar)demokratizuar! Vleren e njeriut e kane
    barazuar me seksin e shfrenuar,me seksin deformuar; Felliqsire!Dukeundergjegjsuar cdo njeriper roline vetneshoqerite filloje zmiminga vetja te familja ,shoqeria. Elitat e korruptuara te mos drejtojne
    me boten e krimit te organizuar. Merrni fatet tuaja, fatet e familjes e te shoqerise ne dore,vetem
    permes demokracise se drejtperdrejte! Eshte koha e fundosjes se elitave te korruptuara! Renje mbreterish presidentesh ,partish e organiatash mafioze.
    Katarsis mbi mbare dheun ku njerezit frymojne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *