• |
ide | kryesore

Gjesti i madh i Abramovic: Hoteli i Chelsea në dispozicion të mjekëve e infermierëve

Sport



Mes njerëzve të sportit që kanë zbritur në fushë për të përballuar emergjencën koronavirus është edhe Roman Abramovich. Numri 1 i Chelsea ka vendosur të vërë në dispozicion Millennium Hotel të Stamford Bridge në shërbim të NHS, sistemi shëndetësor kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar. Struktura do të jetë e rezervuar për mjekët e infermierët që punojnë në spitale në veri-perëndim të Londrës, për ta bërë më të lehtë ndërrimin e turneve për ta, duke parë sforcot që mund ti kërkohet të bëjnë për të kundërshtuar efektet e pandemisë.

Idea është ajo për të bërë më të thjeshtë lëvizjet e personelit mjekësor, duke i evituar lëvizjet e gjata për tu kthyer në shtëpi e duke i dhënë mundësinë e më tepër pushimi nga një turn në tjetrin. Hoteli do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për të paktën dy muaj – lexohet në komunikatën e klubit -, e fillimisht do të jetë i dedikuar atyre që punojnë në spitalet e zonës, por disponibiliteti mund të shjtrihet edhe për ata që punojnë në struktura të tjera shëndetësore, në varësi të zgjerimit të epidemisë. Përdorimi i tij do ti ndalohet atyre që kanë simptomat e infeksionit nga Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *