Edhe Deportivo Alaves, ish-skuadra e teknikut Gianni De Biasi, ka njoftuar se ka zbuluar raste të lojtarëve pozitivë në testin për koronavirus. Klubi spanjoll i Liga ka komunikuar se, përfshirë stafin, janë 15 personat e infektuar brenda grupit sportiv, nga të cilët tre futbollistë të skuadrës së parë, shtatë antarë të stafit teknik e pesë punonjës. Në 6 mars, skuadra baske kishte luajtur kundër Valencias, që në ditët e kaluar ka zbuluar se ka 35% të stafit pozitiv ndaj virusit.
Nëse mbi skuadrën e futbollit infektimi është i lartë, asnjë lojtar i Baskonia, skuadra e basketbollit e grupit Alaves, ka rezultuar pozitiv. Të gjithë komponentët e dy skuadrave, futbollit e basketbollit, e stafet respektive, në ditët e kaluara i ishin nënshtruar testit.
Nga komunikata e klubit kuptohet se asnjë nga personat e gjetur pozitiv nuk ka shfaqur simptomat e Covid-19 e janë në gjendje të mirë. Në cdo rast për të gjithë pjesëtarët që kanë rezultuar pozitivë do të ndiqen protokollet e sigurisë.