• |
ide | kryesore

Kulisat/ Pse LDK kërkon ta rrëzojë Albin Kurtin. Ç’fshihet pas shkarkimit të ministrit të Brendëshëm?

Kryesore, Lajme



(E përditësuar) Edhe koronavirusi ka shërbyer për të thelluar krizën e qeverisjes në Kosovë ku asgjë nuk shkon vaj mes dy partnerëve LDK dhe VV. Kryeministri Albin Kurti ka shkakrkuar ministrin e tij të Brendëshëm Agim Veliu, një nga figurat kryesore të aleatit qeverisës, i cili gjithmonë ka qenë kundër një koalicioni mes dy ish partive opozitare. Arsyeja zyrtare është përhapja e panikut dhe deklaratat e bërë në kundërshtim me vendimet e qeverisë.

“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është” thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Por, menjëherë pas këtij akti të fortë, kryetari i partisë së koalicionit Isa Mustafa ka reaguar duke shpallur se kërkonte një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë së përbashkët. “Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar per shkarkimin e ministrit Veliu. Ky eshte veprim i njeanshem, ne kundershtim me marreveshjen e koalicionit, dhe i papranueshem per LDK-në”, ka thënë Mustafa, i cili kerrkoi votimin kundër qeverisë për dy arsye, rrefuzimit për të zbatuar porosinë amerikane për heqjen e taksës kundër produkteve serbe, dhe shkarkimin e Veliut. 

Lexo më tej:

LDK-ja inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti

Në fakt, kjo sherrnajë nuk është një rrufe në qiell të pastër.

Ajo shpreh tensionet e mëdha mes dy partive të koalicionit, që nuk bien dakord pothuajse për asgjë, që nga qëndrimet për taksën 100% ndaj Serbisë, që nga fërkimet me ShBA, e deri tek vendosja apo jo e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pikërisht kjo e fundit është prezantuar si shkaku zyrtar në themel të përplasjes së tanishme. Duke shfrytëzuar krizën e koronavirusiit presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila e vë shtetin për 30 ditë në kontrollin e tij, duke reduktuar kompetencat e qeverisë. Nga ana tjetër kryeministri e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë masë.

Andi Bushati:Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Dje, në një intervistë në Klan Kosova minisrti i brendëshëm Veliu, një kundërshtar i hershëm i koalicionit mes VV dhe LDK-së, ishte radhitur përkrah presidentit.

“Situata në Kosovë është serioze. Numri i të prekurve po rritet. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat. Qofshin ato edhe ekstreme, sikurse po quhen, që të mbrohemi nga ky rrezik që e ka përfshirë globin, por edhe Kosovën”, është shprehur Veliu duke mbrojtur vendosjen e gjendej së jashtëzakonshme. 

Por, kur ka shpjeguar qëndrimet e ish ministrit të tij të Brendëshëm, kryeministri Kurti nuk i ka kursyer ironitë. Duke e etiketuar Agim Veliun si një njeri që donte ti pastronte rrugën në parlament presidentit, duke u shfaqur “më katolik se papa”, Kurti deklaroi: “Nuk mund të kemi në qeverine e re njerez që i kombinojne qëndrimet me pjestarë te regjimit te vjeter.

Duket qartë se Veliu, nuk ka qenë i interesuar për gjendjen e jashtëzakonshme. Ai, që kur është krijuar qeveria, nuk ka lënë rast pa luajtur rolin e disidentit për të minuar punën e saj.

Dhe këtu me sa duket ai ka gjetur një aleat të sigurtë tek presidenti i Kosovës.

Hashim Thaçi që do me çdo mjet rrëzimin e kabinetit Kurti, ka përgatitur një dekret që duhet të votohet në parlament, për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nëse në LDK fitote opsioni i Veliut, për ti dhënë Thaçit kompetenca të cilat zgjedhësit e 6 tetorit i kanë deleguar tjetërkund, kjo do të qe një goditje pas shpine për qeverinë.

Kurti kundër Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pikërisht për këtë, Albin Kurti duket se i ka paraprirë asaj që mund të ndodhte me lëvizjen e fortë politike të shkarkimit të Veliut.

Kundërpërgjigjja me shpalljen e mocionit të mosbesimit ka qenë pasoja e këtij 24 orëshi të vështirë. Pas kësaj, qeverisja e koalicionit në Prishtinë është vërtet në rrezik. Ndërsa i fituari i parë i saj është Hashim Thaçi dhe sëbashku me të, gjithë politikanët e botës së vjetër, të cilën ende nuk janë pajtuar me përmbysjen që zgjedhësit vendosën në votimet e fundit.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. isa mustafa, nje legen komunist i PKJ . beri aeance me hashimin per tia marre pushtetin kurtit

    Qelbesire!

    Kurti fitoi , nadj maje koken ulur. ndoshta s i pelqen shume vetave por eshte i vertete nuk eshte nje legen si ti apo si thaci.

    Hashimi dhe ti doni te fitoni perkohesisht per arsye se AMerika nuk e ka vemdejn, Trump nuk ka interes ne Shqiperi apo ne Kosove e ne ballkan. Ai lojen e ka me globalistet liberale dhe aspak me kosovaret , NE lojen e tij duhet te kesh vlera po spate shkove per esh. Kjo eshte e vertete dhe e paster . nuk ka mashtrim , per perrall me mbret madam secretary etj. Clintoni beri nje ge te mire per ne por eshte ne krahun liberal, e beri per vete luften ne kosove jo per ne-shqiptaret . faleminderit nje mije here por ne duhet te shohim te ardhmen tone.

    ka plot gomere qe besojne qe vjen tjetri nga emerika te cliron per arsye humanaitire. kjo gjen uk ekziston ne diplomacine nderkombetare. eshte vetem loje e pushtetit. nothing is free in america!

    Kush qendron fiton, thaci dhe isa doni te fitoni sot sepse neser nuk keni ca te fitoni. koha juaj ka shkuar.
    Jeni plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *