• |
ide | kryesore

Kurti kundër Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti, do të kundërshtojë propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Presidenti Thaçi propozoi vendosjen e kësaj mase pas konfirmimit të 19 rasteve me koronavirus në Kosovë.

“Këshilli kombëtar i Sigurisë është mbledhur me ftesën e kryeminsitrit, aty ka qenë edhe presidenti dhe ministrat që janë pjesë e këshillit”, tha Abazi.

“Kemi parë propozimin e presidentit, por këtë e konsiderojmë ndërhyrje në punën e qeverisë. Kemi marrë lëvdata nga ambasada e SHBA-ve dhe Britanisë për punën që po e bëjmë. Besojmë që me këtë formë të bashkëpunimit institucional do të vazhdojmë. Kryeministri ka bërë të ditur se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme të propozuar nga presidenti sonte. Sidoqoftë këtë do e shikojmë në të ardhmen, nëse do ketë nevojë. Për momentin nuk kemi nevojë për një masë të tillë. Kemi qenë ndër shtetet e para që kemi marë masa, sikur mbyllja e shkollave”, – tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *