“Unë jam pozitiv. Zakonisht preferoj të jem gjithnjë pozitiv sepse jam një person që kërkon të japë emocione të mira familjes sime, miqve e shokëve të mi. Jam bartës pa simptoma i virusit, i ndërgjegjshëm se kam privilegjin të jem një futbollit profesionist e se për këtë motiv kam një monitorim shëndetësor të rregullt e të shkëlqyer. Nëse nuk do të isha, ndoshta nuk do ta kisha mësuar kurrë se isha”, shkruan në profilin e tij në Instagram, mesfushori i Juventus, Blaise Matuidi, të pasnesërmen e njoftimit për pozitivitetin e tij ndaj Koronavirus.
“Jam pozitiv, do të dalim bashkarisht më të fortë nga kjo provë, që do të na mësojë të njihemi më mirë, të jemi më të bashkuar, më bujarë, më të mirë – shton 32 vjecari francez – Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet miqësore e mbështetëse. Mbetemi të disiplinuar e të bashkuar për të mundur të kthehemi shpejt të përkëdhelim fëmijët tanë, të përqafojmë prindërit tanë, ti japim një dorë vëllezërve e motrave e të festojmë golat me shokët tanë”.