• |
ide | kryesore

Mënyra shokuese si Brazili markon Messi: “Alternoheshim për ta kapur me shkelma”

Sport



Felipe Melo nuk ka qenë kurrë në gjendje të luajë lehtë, as në fushë e aq më tepër jashtë, me deklaratat e tij. E të fundit, në lidhje me Lionel Messi, janë të destinuara sigurisht të krijojnë polemika: “Messi është një lojtar unik – ka thënë mesfushori në një intervistë për të përditshmen argjentinase Clarìn – Kur luanim kundër tij, me Seleçao, e bënim më fjalë që duhet ta kapnim me shkelma me radhë, që duhet të alternoheshim. Përndryshe ishte e vështirë. Një lojtar kështu nuk ka mënyrë tjetër ta markosh”.

Mesfushori megjithatë ka patur fjalë elozhesh për talentin e Pleshtit: “Mendoj se është më i miri i historisë. Nuk kam mundur të shoh të luajë Pelé e nga Maradona kam vetëm një kujtim të largët në Itali 90. Këtu në Brazil thonë se Zico ishte më i miri nga të gjithë, por unë kam parë të luajë Messi dhe është i pabesueshëm. Edhe më i mirë se Cristiano Ronaldo, sepse ai mund të të bëjë 5 gola, por Leo ibën të shënojë edhe shokët e tij. Është më i kompletuar”.

Felipe Melo ka folur edhe për diferencat mes futbollit amerikano jugor e atij europian, sidomos përsa i përket arbitrimit: “Arbitrat ta shpifin në të njëjtën mënyrë në të gjithë botën – ka thënë braziliani – Por janë dy shkolla të ndryshme. Në Angli nëse jep një shkelm publiku bën ‘ooooh’, por arbitri nuk të sanksionon. Në Spanjë për të njëjtën gjë nxjerrin kartonin e kuq. Në Brazil disa vazhdojnë lojën, të tjerë të përjashtojnë. Për këtë Libertadores më magjeps: ka disa veprime që me një arbitër brazilian mund të jenë për të kuq, me një argjentinas asnjë sanksion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *