• |
ide | kryesore

Mesazhi inspirues i Szczesny: “Italia më e fortë se virusi, krenar që e luftoj me ju”

Sport



“Ndërsa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet e të dashurit tanë, duke u lutur që të mos preken nga virusi, vazhdojmë të pyesim përse ndodhi. Pyetje që mund të mos i gjejmë kurrë përgjigje. Por do të pyesim edhe për të ardhmen. Në cfarë mënyrë kjo do të ndikojë në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet? E kjo më bëri të mendoj. Dikush mund të quajë veten të pafat të jetë në Itali në këtë moment, në vendin më të goditur nga virusi. Por nuk jam dakord. Ndihem me fat që jam këtu, sepse e di që ky është vendi që do të mundë këtë virus me unitetin e pasionin për të cilin italianët janë të famshëm”. Kështu, me një mesazh në Instagram portieri polak i Juventus, Wojciech Szczesny, i ka dërguar një mesazh shprese të gjithë italianëve. Në postimine portierit edhe fotot e të gjithë simboleve të Italisë.

“Për gjeneratat që do të vijnë, fëmijët e të gjithë botës do të studiojnë historinë e pabesueshme të këtij vendi – vazhdon Szczesny -. Do të mësojnë artin e tij të mrekullueshëm, arkitetkurën unike, modën, ushqimin e shijshëm. Në asnjë vend në librat e historisë nuk do të gjesh askund për Covid-19. Sepse Italia është më e madhe, më e fortë se ky virus. Kështu, ndërsa më mungon shumë familja ime e lutem për mirëqenien e tyre, jam krenar që ndaj me ju këtë moment të vështirë me popullin italian. Mbetet e fortë Italia, gjithcka do të shkojë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *