• |
ide | kryesore

Negociatat me Shqipërinë/ Shtyhet sërish vendimi i krerëve të BE

-Instant, Kryesore

Mbledhja e krerëve europianë të shteteve që duhej të vendoste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje. Të 27 ët nuk do të mblidhen fizikisht por ata do ta zhvillojnë mnbedhjen e tyre permes videokonferencës në datat 26 dhe 27 Mars dhe rendi i tyre i ditës do të përqëndrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit, njoftoi gazeta Le monde e lexuar nga Lapsi.al. Po sipas së njëjtës media temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë për një datë më të vonshme (origjinali ketu).

Ky vendim i beftë u morr pasi kriza e Covid -19 nuk rreziikon vetëm jetët njerzore por edhe funksionimin e brendëshëm të BE. Vendime si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjeksore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që marëveshja e nënshkruar në 1985 i kishte fshirë janë shembujt më ilustrues për këtë.


Shtyrja e re e diskutimin për temën e zgjerimit drejt Ballkanit perendimor vjen në momentin më të keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas miratimit të një procedure të re të ndarë me faza, u duk sikur Franca kishte hequr dorë nga vetoja e saj për të mos hapur negociatat me vendet tona. Edhe Holanda që ishte shfaqur kategorikisht kundër për Shqipërinë, së fundi adoptoi një qëndrim të afërt me Gjermaninë, për të shkuar drejt një PO-je, me kushte.

Por pikërisht kur u duk se jevgu po përgatitej për dasëm, koronavirusi ka çarë daullen. Dhe samiti i  26 dhe 27 Marsit që do të zhvillohet në formë telekonference as nuk do e shqyrtojë raportin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

©Lapsi.al

30 Comments

  1. E lexoj lapsin cdo dite sepse mendoj se eshte goxha e paanshme, por kur shoh thenie te tipit “Por pikërisht kur u duk se jevgu po përgatitej për dasëm, koronavirusi ka çarë daullen “, nuk me duket profesionale. Ju pershendes per punen. Nga nje lexues i rregullt

  2. Si jeni o jevgj. Gazetari idiot i lapsit, na beri jevgj qe na u ca daullja. Po nuk gjete ndonje fjal tjeter o idiot.

  3. Eshte thene jevgu dhe jo jevgjit, pra behet fjale per nje person. Pastaj jevgu nuk mendoj se eshte fjale fyese, eshte nje race njerezish njelloj si te gjitha racat e tjera, as me shume dhe as me pak

    1. Pike se pari, eshte SHUME fyese madje. ti nuk e ke idene se si eshte rracizmi ne Shqiperi. Juve nuk u duket si gje kush e di se cfare kjo fjala sepse s’keni perjetuar ndonjehere rracizem te mirefillte. Pike se dyti, nuk quhen “jevgj”, por quhen “Egjiptianë”. Eshte njelloj sikur nje afrikani t’i thirrje me fjalen N. Injorantë.

    2. Është shprehje e cila bazohet në paragjykime dhe denigrim. Njësoj sikur dikush të tallej me emrin tënd, ose origjinën tënde.
      Shprehja që ka përdorur gazetaruci, dhe që i ka shpëtuar redaktorit, tregon një qëndrim rracist, që ne fund te fundit ndryshohet duke marrë masa. Kjo pasi shprehja e sakte eshte “kur fukarait i vjen radha në dasëm, çahet daullja”. Kuptohet që ka ndryshime në zona të ndryshme, dhe kjo tregon se ky qëndrim që ka autori i shkrimit, është edukuar nga rrethanat ku jeton. Kjo nuk është arsye ama për të shkelur mbi profesionalizmin.

  4. Pastaj e ka fajin ai i gjati qe ju quan kazan,ne çdo vend normal do merrej mase ndaj gazetarit apo gazetes per rracizem ne baze te konventave nderkombetare duke perdorur nje gjuhe ofenduese ndaj nje shtrese me ngjyre,e cila gezon te drejta te barabarta me te gjithe,akoma edhe me Shullakun apo Bushatin,turp per ju palo gazetare qe kaloni ne orgazem sa here qe jepet ndonje lajm ne dem te popullit tuaj vetem e vetem pse ju nuk ju pelqen ai qe eshte ne krye te qeverise!!!

  5. Hahahahahhahaah sa kam qesh, Bushat!!!!
    Tamam u be jevgu gati per dasem!
    (Se ata qe s’dine shqip natyrisht qe e marrin per ofendim, injorantet e vegjel te nenes Parti!)

  6. Eshte dora vete shkullaku si Topall qe eshte e quan popullin jevg gezim te madh paske o Topalli shkullak qe europa nuk do meret me ne,ngreje nje dolli te vila 500 mije euroshe therrit dhe keta shpellkaret e lapsit dhe masturbohuni ne grup

  7. “Por pikërisht kur u duk se jevgu po përgatitej për dasëm, koronavirusi ka çarë daullen…” sa kam qesh 😀

    Hajde karrieristat virtual kthejeni në artikull me 999+ komente të mënçura 😀

  8. Po kjo qeverisje ka 7 vjet qe ngjan si dasem pa daulle. Pse ju mendoni se do i pengoje shtyrja per te festuar? Keta komentuesit bythe-shtrenguar te shikojne mire se nuk ka racizem, por nje humor te lezetshem. Megjithate duhet te beni kujdes se komisioneri i anti-diskriminimit Z.Edi Rama pretekst per t’ju mbyllur do.

  9. Lapsi në këtë kohë të vështirë mendoj që njerëzit duket të jenë të bashkuar edhe jo të rrisin diskriminimin në vend. Mendoj që shprehja fraziologjike në fund është e pavende. Në rradhe të parë pasi është shumë raciste… Jo të gjithë egjiptianëve (jo jevgjve pasi është term denigrues) I çahet daullja para dasmës. Me rradhe të dytë kjo tregon qe stafi juaj nuk është I kualifikuar thjesht edhe nuk ka empatine e duhur për të qenë gazetar. Në kushte të tjera nje denoncim tek komisioneri i diskriminimit do ishte hak për ju por hajd mo e falim për arsye pandemie (por ndryshijeni shpjet)
    Dhe pastaj për gjithë ju Shqiptaret qe thjesht fyeni për faktin se gazetari ju krahasoi me një jevg dhe ju vuri në diskutim superioritetin tuaj (që o zot I madh dmth) lani duart them unë edhe rrini me shtëpi se nuk jemi më të mirë se jevgjit, dhe këtë e tregon më së miri kjo situata e tanishme. Njerëz jemi të gjithë edhe njësoj infektohemi nga sëmundjet.. Nuk ju bën punë superioriteti juaj 😂😂😂

    1. Na moj se na torolise! Sipas teje duhet t’i bejne edhe testin e empatise gazetareve keta para se t’i marrin ne pune? Pastaj per cfare duhet empatia ne kete rast? Jevgjit nuk i ka zene koronavirusi, thjesht kane zgjedh nje menyre tjeter jetese. Diskriminimin po e ben ti qe mendon se ata kane nevoje per empati speciale si te ishin te manget. Hiqni dore nga keto badallalleqe dhe na lini rehat te shijojme nje batute aspak dashakeqe.

  10. Petrit djali, një gazetar duhet të di rregullat e të qenit politikisht korrekt dhe po duhet te jete empatik. Ajo batutë nuk është politikisht korrekte sepse sipas ligjit termi i duhur është egjiptian e jo jevg. Ndërkohë po,.. eshte gjithmonë bukur kur shakatë bëhen në kurriz të tjetrit. Unë I përkas këtij komuniteti dhe nuk me pëlqeu aspak komenti, madje u ndjeva e fyer… Kështu që unë nuk discriminoj askënd atë që dua të bëj është ti ve ne vëmendje që edhe të tjeteret duhet të jenë më të vëmendshëm.

    1. Mos u beni mendje ngushte dhe mos i hiqni kripen jetes. Lejeni frazeologjine popullore te mbijetoje se nuk i ben dem njeriu. Mjere ju qe jetoni ne boten “politikisht korrekt” dhe ju duket fjala arme shkaterrimi ne mase, te kenaqur qe nuk shijoni pasurine e saj dhe botes shpirterore qe per fat ka lindur perpara xhandarmerise se injoranteve me kosen virtuale ne dore. Me keto standartet tuaja i bie te vrasim Shekspirin, eposin grek apo Nolin tone te madh se te gjithe e kane pasur ndonje “shkarje gjuhesore”.

  11. Po mire, po si ka mundesi qe keta gazetaret mund te shkruajne si t’i doje bytha me çfarëdo lloj terma rraciste? A nuk i ndeshkon njeri keta? Dhe ju si Shqiptare, pse po e mbroni? A ju duket juve si gje e mire t’i therrisni nje komuniteti te tere me kete emer banal? Dhe per ata qe s’i ben pershtypje ajo fjala & qe e mbrojne gazetarin, t’u vije turp. Kur u ngrit gjithe Evropa kunder Shqiperise ne vitet ’90 dhe filluan te na tregonin si njerezit me te prapambetur ne bote, nuk ju vinte mire, he? Edhe thoni se shqiptari eshte njeri e beses… Keshtu sic po sillen keta njerezit, i ka mbathur besa me kohe. Turp!

  12. Ne kohe pandemia, njerezia serisht nuk e perdorka trurin per te menduar por per te shfryre e per te percjelle negativitet…
    Keqardhje per ty qe e ke shkruar kete, jo vetem per ate fryme negative qe perçon, por per faktin se ke nevoje te rishikosh drejtshkrimin e gjuhes shqipe.
    Zoti te bekofte 🙏🏼

  13. Shprehja “Kur bën dasëm jevgu çahet daullja”, në fakt është një shprehje e vjetër dhe e përhapur në gjuhën popullore. Bile edhe komuniteti “egjyptian” , që përbën shtresën e varfër të shoqërisë shqiptare, e përdor këtë shprehje për të evidentuar varfërinë.
    A duhet të përdoret ky zhargon popullor në media e portale ?
    Mendoj se mund të kalohej kjo me një vrejtje kalimtare për autorin e shkrimit e të mos bëhej me hipokrizi si tema kryesore “racizmi”
    Shkrimi si lajm sjell në fakt edhe një pasojë tjetër fatkeqe për shqiptarët.
    Veç problemeve të shumta që ka sjellë pandemia botërore me sigurinë e jetës e me kolapsin ekonomik, atëhere kur pamë një dritë shprese që me kushte e pa kushte të nisnin negociatat e pranimit në BE,të gjitha vendet e BE po i mbyllin kufijtë mes tyre, e çdo qeveri aktualisht po mendon me shprehjen tjetër tonën popullore “o Mete për vete”.
    “Daullja” na u ça ne gjithë shqiptarëve (jo vetëm jevgjitëve apo egjyptianeve’) edhe me historinë e tërmetit.
    U gëzuam të gjithë që solidariteti ndërkombëtar na premtoi donacione e kredi të buta prej 1.15 miliardë euro, për të sanuar dëmtimet e tërmetit.
    Është pranuar që dëmet e tërmetit maksimalisht mund të rikuperoheshin edhe me disa qindra milion euro.
    Kryeministri ynë “trim” na thotë që edhe pas pandemisë së Covid-it, asnjë qindarkë të dhënë për tërmetin nuk do ta përdorim për të dalë nga kolapsi ekonomik që do të shkaktojë pandemia, por do ta ndërtojmë “socializmin ngadhnjimtar” me ndihmën e “pakursyer” të oligarkëve.
    Pra në vënd që të meremi me marrëzitë e Ramës, gjuhën e tij harbute e cinike me të gjithë, ofendimet që i lëshon pa doganë për gjithë mediat e cilindo që mendon ndryshe duke i sharë si “kazanë e kadrij”, hipokrizisht tundim flamurin e antiracizmit se na qenka përmendur “daullja e çarë e arrixhiut”

    1. Kryeministri i vendin tone eshte si pasqyra jone. Ate kemi vendosur pasi shumica duke filluar qe nga ty perdor fjale pa dogane e ofendime. Nuk eshte arixhi por Rom. Kur ta kuptosh pse une ngrej flamurin e natiracizmit sahere perdoret nje fjale apo behet nje gjest racist eshte sepse me ka ardhur ne maj te hundes te toleroj e te mirekuptoj injorancen e njerezve. Nuk mundem me, jam e lodhur te shahem o ofendohem se keshtu ju tek nje gazetari apo ti u zgjove jo mire ne mengjes.
      Boll pra

      1. E kam shfaqur edhe unë menimin tim kritik ndaj përmendjes se “daulles së jevgut” në shkrimin që po komentohet, por kjo temë mund të merte vend për një diskutim të veçantë.
        Në shkrimin që po komentohet, prioritare janë disa probleme të tjera më të mprehta aktuale, e është kjo arsyeja , që kam ndërhyrë për të përqendruar diskursin tek prioritetet.
        Është vërtetë shqetësuese shfaqja e diskriminimit të njerëzve me ngjyrë në shoqërinë shqiptare, por sot vëmendja e gjithë njerëzimit, me të “bardhë, esmerë, të zijë apo të verdhë”, është përqëmdruar tek një rrezik tjetër shumë më i madh, që rrezikon humbjen e miliona jetëve në të gjithë planetin.
        Pandemia e Covid-19.
        Kjo pandemi nuk pyet për ngjyra lëkure apo ngjyra politike, por prej saj rrezikohen miliona njerëz.

  14. Kryeministri i vendin tone eshte si pasqyra jone. Ate kemi vendosur pasi shumica duke filluar qe nga ty perdor fjale pa dogane e ofendime. Nuk eshte arixhi por Rom. Kur ta kuptosh pse une ngrej flamurin e natiracizmit sahere perdoret nje fjale apo behet nje gjest racist eshte sepse me ka ardhur ne maj te hundes te toleroj e te mirekuptoj injorancen e njerezve. Nuk mundem me, jam e lodhur te shahem o ofendohem se keshtu ju tek nje gazetari apo ti u zgjove jo mire ne mengjes.

    1. Ina, duhet te kesh parasysh qe secili mund te gjeje nje arsye per t’u ndjere i ofenduar. Nese secili prej nesh do thoshte mos thuaj kete apo ate se ofendohem une, ka nje rrezik te mos thuhet me asgje. Prandaj te sugjeroj qe te krijosh nje tolerance me te madhe per ofendimin, sepse sic thote nje psikolog kanadez “Ne menyre qe une te mendoj apo shprehem sic duhet mund te rrezikoj te ofendoj te tjeret”.Pra rendesi ka qe referimi i gazetarit nuk ka qellim te keq por eshte nje menyre paksa me ekzotike per te shprehur nje ide. Edhe ne paste qene qellim-keq hiqe nga mendja qe paragjykimet luftohen me censure dhe njerezit nuk jane aq budallenj sa te urrejne nje komunitet prej komentit te nje gazetari. Ne fund te fundit, ka gjera me te rendesishme se ndjeshmeria emocionale e nje individi apo grupi. Liria e shprehjes eshte njera prej tyre.

      1. Petrtit me pelqejne komentet e tua edhe pse vlen te them qe nuk jam dakord. Secili prej nesh nuk gjen arsye kot per t’u ndier i ofernduar. Une ne jeten time (dhe do kisha shume deshire te benim nje debat me personal) jam ndier shume here e diskrimkinuar, ofenduar dhe shume rralle por ka ndodhur edhe verbalisht e abuzuar per faktin se jam me ngjyre dhe i perkas nje komuniteti te caktuar. Keto nuk po ti them per tu viktimizuar por per te te sqaruar realitetin. Pra ne kushte te tilla, une jam bere sensitive dhe nuk mund te marr dot asgje me shaka per aq kohe sa kkjo gje me shqeteson mua por edhe shkel ligjin (shiko pak ligjin kunder gjuhes se urrejtjes). Pra ti po me thua me pak fjale qe une duhem te jem tolerante ndaj kometeve te tilla qe nuk kane dashakeqesi ose edhe nese kane skagje kshu e ka bota, prano fatin tend? I dashur Petrit, faleminderit per thenien e psikologut kanadez, por me lejo te te permend edhe une nje filosof i cili quhe Foucault eshte ai flet per shume gjera, nje prej tyre eshte edhe teoria e normalizimit. Si njerezit i induktohet dicka dhe me kohen i duket normale. Ne kete pike fakti qe nje Gazetar pa pike profesionalizmi i duket normale termi jevg, dhe po mos te kisha rreaguar une per shume te tjere do ishte gje normale, asnje nuk do e kishte vene ne pikepyetje. Nuk mund te lejoj qe gjerat te normalizohen, po edhe nga nje shkrim dashamires.

        1. Faucault, edhe pse nje filozof brilant, pa dashjen e tij ne fakt, eshte nje nder pergjegjesit kryesore per kete cmendurine e sotme te “identity politics” me idete e markzismit kulturore e te dhunes strukturore, edhe pse keta liberalet histerike ne perendim zor se e njohin. Kjo eshte teme shume e gjate por dhe keto ligjet e censures qe na kane mbire edhe ketu atje e kane origjinen. Nejse, ndryshimi qe kemi une dhe ti, pervec faktit se jam me liberal sa i takon lirise se shprehjes, eshte se une nuk besoj qe njerezit jane si femijet, te manipulueshem, qe nuk mendojne me koke te vet dhe duhen orientuar nga lart edhe permes censures,qe eshte pikerisht ajo qe denoncon dhe Faucault tek menyra sesi ushtrohet pushteti ne kohet moderne p.sh. ideja panoptikonit etj. Gjithsesi, une e respektoj menyren sesi ndjehesh dhe te pranoj te drejten per te kundershtuar me cdo menyre pervecse me censure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu