• |
ide | kryesore

Plas në Kosovë/ Mustafa kundër Kurtit: I papranueshëm shkarkimi i ministrit të Brendshëm

Lajme, Të fundit



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu që vjen nga radhët e LDK-së. Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se Kurti nuk është konsultuar me të për këtë vendim dhe se ai është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.

“Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar për shkarkimin e ministrit Veliu. Ky është veprim i njëanshëm, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit, dhe i papranueshëm për LDK-në”, – ka thënë Mustafa.

Kryeministri Albin Kurti e shkarkoi sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu sepse sipas tij deklaratat e bëra një mbrëmje më parë ishin të papranueshme dhe përhapnin panik në situatën nga koronavursi.

“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e Qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, – shkruhet në njoftimin e qeverisë. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Keta te dy i pyeten qimin buzhgalen dhe krasten e syrit per kete perplasje midis dy liderve shpellkare kosovar

  2. Te lumte KURTI, bjeri fort, sherbetoreve dhe bashkepunetoreve te shkaut, mos u ndal, rrofte bashkimi kombetar!

  3. Perpara KURTI popullin e ke me vete ti largojm ripjellsat e Shqiperis dhe komunistet jugosllav , Isa muti tradhtarin Hashim milladinin ,hajdutet ,ramush haradinaj fatmir limaj, kadri vrasesin e shum e shum PLEHRA QE NA KAN QEVERISUR QE SA KOHE

  4. I paemer 13 : 52
    Tani je rehat se komenton edhe nga shtepija .te sjell Nena ate supen PA leng mishi dhe ti e po’ si uje se ska gje Brenda.
    Po’ pse ngrihej Abdul Frasheri e bente lidhjen ne Prizeren
    Se te njifte ty e soin tendCa’ trimash ishit
    Nuk po’ them ate fjalen tjeter se s’ma lejon edukata.
    Ju qe doni te beni kete percarje jug veri Ju ardhte hakut Covid 19.

  5. O Fierak nuk ka nevoj me qene demokrat socialist apo ballist duhet ta shofim vetem realiterin si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi

  6. Duket se Mustafa eshte bere byth e brek me gjarperin . Ky qendrim i Mustafes tregon qart se bashke me tradhetarin Thaci Jane ne sherbim te Vucicit per ndarjen e Kosoves . Kryeministri ka te drejte te shkarkoje cdo minister qe nuk kryen detyren osé me keq kur punon kunder kryministrit , ne kete aspekt jam me kryeministrin Kurti

  7. Keshtu si ju gjithologe foli dhe Qimi Buzhgala Krasta per keta koqevaret qe pa u bere muaji filluan te zihen,hiq taksen ashtu si te kerkojne amerika dhe pastaj do jesh ne rregull

  8. Persa sa kohe, Kosova nuk do te votoje me shumice kunder te keqes qe ka pasur ne krye tash 20 vite, ky do jete rezultati, pritej kjo nga nje Mustafa, nuk rrin dot larg Thacit e keqberesve te tjere. Me vjen keq per pjesen e moderuar ne KDK, por qe jane shume pak, uroj qe ata te mos i djegi ky kryetar invalid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *