• |
ide | kryesore

Rachel Matthews tregon simptomat nga Covid-19

Paparazzi, Slider



Aktorja Rachel Matthews, e njohur për rolet në ”Happy Death Day” apo “Frozen 2”, ditën e djeshme zbuloi me anë të një postimi në Instagram se pas analizave, rezultoi pozitive ndaj Koronavirusit dhe prej një jave qëndronte e karantinuar.
”Testet më dolën pozitive për Covid-19 dhe kam qëndruar në karantinë për një javë. Nuk e di cili do jetë hapi i rradhës, por sigurisht do qëndrojë këtu derisa të më thonë që e kam kaluar. Ndihem më mirë dhe do postoj disa informacione që mund t´ju ndihmojnë. Le t´i mendojmë mirë vendimet që marrim, është koha të tregohemi të zgjuar dhe të përgjegjshëm. Të tregojmë kujdes për njëri-tjetrin”´- shkruan 26-vjeçarja në postimin e saj.

Matthews gjithashtu ka publikuar ”ditarin” e simptomave që ka kaluar gjatë karantinës 7-ditore. Këto simptoma variojnë nga problemet me fytin dhe dhimbja e kokës në ditën e parë tek temperatura e lartë dhe problemet me frymëmarrjen gjatë javës.
Dita e parë: dhimbje fyti, lodhje, dhimbje koke
Dita e dytë: temperaturë 38 gradë celcius, dhimbje të tmerrshme të trupit, ethe, dhimbje në mushkëri, kollë e thatë, mungesë oreksi
Dita 3: pa temperaturë, dhimbje më të lehta trupi, dhimbja në mushkëri u përkeqësua, kolla e thatë, probleme në frymëmarrjen, lodhje e madhe, mungesë oreksi
Dita 4: simtpmat u lehtësuan, megjithatë kisha dhimbja në zonën e mushkërive dhe probleme me frymëmarrjen vazhdonin. Humbja për pak nuhatjen dhe sensin e shjes. Vazhdonte mungesa e oreksit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *