• |
ide | kryesore

Tokyo 2020 nuk ndalet, por bota e sportit proteston: “E papërgjegjshme të vazhdohet”

Sport



Me shtyrjen e Europianit, Kupës së Amerikës e Botërorit të Klubeve, turneu i vetëm i madh që i reziston efektit koronavirus, është Olimpiada. Presidenti i Cio, Bach, vazhdon të pretendojë se Lojërat verore do të zhvillohen rregullisht në datat e parashikuara e të njëjtën gjë e përsërisin edhe organizatorët japonezë. Vetëm se dicka më pak se katër muaj nga Tokyo 2020, dyshimet e zërat kundër këtij vendimi po rriten nga dita në ditë.

I fundit është Hayley Wickenheiser, gjashtë herë pjesëmarrëse në Olimpiadë, fituese e katër medaljeve të arta në hockey mbi akull për femra e anëtare e Komitetit olimpik kanadez. “Kjo krizë është më e madhe se Olimpiada. Atletët nuk mund të stërviten. Pjesëmarrësit nuk mund të udhëtojnë. Mendoj se Cio, duke insistuar mbi faktin se do të vazhdojë përpara, me të tillë bindje, tregon pandjeshëmëri dhe pëpërgjegjshmëri. Nuk e dimë ende cfarë do të ndodhë në 24 orët e ardhshme, imagjino në tre muajt e ardhshëm. Lojërat duhet të anullohen? Askush nuk e di më në këtë pikë. Të thuash me saktësi se do të zhvillohen është një padrejtësi për fazën e përgatitjeve të atletëve e popullsinë globale në përgjithësi”, ka thënë ajo.

Ana më kritike i takon pikërisht atletëve, që kanë vështirësinë të stërviten e mbi të gjithë shohin të anullohen ditë pas dite gara të ndryshme kualifikuese. Një cështje aspak për tu anashkaluar. E gjitha kjo ndërsa vazhdon udhëtimi i flakës olimpike drejt podiumit në Tokio për ndezjen e fiksuar në 24 korrik. Pishtari pritet të premten në Japoni pas një udhëtimi të gjatë me avion nga Athina me një Boing 787 të dedikuar, të quajtur “Tokyo 20920 Go”, që shpresojmë të mos shkojë bosh…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *