• |
ide | kryesore

UEFA shtyn afatin e licensimeve: klubet shqiptare marrin frymë lehtësisht

F1, Sport



Qeveria e futbollit europian, UEFA, duke parë zhvillimet e fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19 pothuajse në të gjithë Europën, ka vendosur të shtyjë afatin e licensimit të klubeve kandidate për një licensë në kompeticionet europiane. Një lehtësi është pak të thuash për klubet shqiptare, që duhet të përmbushin të gjithë kriteret konform standardeve për tu prezantuar në kompeticionet UEFA sezonin e ardhshëm.

Për të patur një ide sa delikate është situata, mjafton të kujtohet një vit më parë kur Skënderbeu i dënuar, Tirana, Flamurtari e Luftëtari nuk plotësonin kushtet, duke bërë që Laci i renditur në vendin e gjashtë të shkonte në Europa League. Kështu, për Tiranën, Kukësin, Lacin e Teutën kohë më shumë për të qenë gati për licensimin, me plotësimin e dokumentacionit në lidhje me kriterin financiar, që nuk do të jetë më në 31 Mars 2020, por data 30 Prill 2020.

Pas vendimit të marrë nga UEFA, të gjithë klubet kandidate duhet të dorëzojnë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dokumentacionin e plotë në lidhje me këtë kriter. Kriteret e tjera, ai sportiv, infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, janë mbyllur më datë 28 Shkurt, ashtu siç edhe klubet ishin lajmëruar më parë nga Menaxheri i Lincensimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *