Janë muaj tashmë që përflitet një rikthim i Paul Pogba tek Juventus por, të paktën këtë herë, detajet që vijnë nga postimi i francezit në Instagram nuk sugjerojnë skenarë të merkatos… ndoshta. Mesfushori i Manchester United në fakt po stërvitet në karantinë për shkak të ndalimit të Premier League e ka dashur të bëjë një dedikim për Matuidi (duke veshur fanellën e tij bardhezi), Ekdal e të gjithë atyre që po luftojnë kundër koronavirus.
Duke bërë humor, Pogba ka treguar si të mbahet në formë në një zonë të quajtur “Arena Karantina” së bashku me shokun e tij të skuadrës Lindelof.