• |
ide | kryesore

Werder Bremen shkurton pagat: efekti mund të jetë domino

Sport



Bundesliga është aktualisht e ndaluar të paktën deri në 2 prill. Nuk është e qartë nëse sezoni mund të rifillojë e të mbyllet. Për shkak të ndalesës klubet duhet të heqin dorë nga miliona dollarë në hyrje, për shkak të emergjencës koronavirus e Ceo i Werder Brema, Klaus Filbry, pretendon se, si pasojë e efekteve të krizës së koronavirus, po hipotezohet edhe vlerësimi mbi një shkurtim të pagesës për lojtarët profesionistë.

“Nëse nuk është e mundur të rifillohet, ky është sigurisht një problem”, ka deklaruar Filbry për ‘Weser-Kurier’. “Por duhet të presim e të shohim si do të zhvillohet në të vërtetë situata. Nëse sezoni mund të luhet deri në fund, me apo pa spektatorë”, ka thënë 53 vjecari.

Natyrisht kjo deklaratë e hapur e Werder Bremen është vetëm e thënë me zë, sepse mendimi kalon në të gjithë klubet. Efekti koronavirus do të nisë tashmë të ketë efektet e saj edhe në ekonomi dhe të shumtë do të jenë klubet që do ta ushtrojnë këtë procedurë, për të mos thënë se sapo të nisë do të ketë një efekt domino, që lojtarëve nuk do ti pëlqejë aspak…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *