• |
ide | kryesore

Eksperienca ndryshe/ Si e mundi Koreja e Jugut koronavirusin

-Instant, Planet



Ndonëse ne kufi me Kinën, Korea e Jugut është një nga vendet me numrin më të vogël të të infektuarve nga Koronovirusi në botë. Aktualisht Korea e Jugut ka numrin më të vogel të rasteve të reja të infektuara.

Ky rezultat i është atribuar nga analistë, politikanë dhe ekspertë të fushës vendimit të Koresë së Jugut për të testuar në mënyrë masive të popullsisë.

Nga plasja e koronavirusit, deri më tani, Korea e Jugut ka testuar rreth 286 mijë njerëz. Afërsisht një në 200 qytetarë. Është numër shumë më i madh se i testimeve të kryera nga çdo vend i Evropës dhe SHBA-të—Italia, e goditur masivisht nga koronovirusi ka bërë deri tani rreth 150 mijë testime.

Vendimi i Koresë mbështetet në përvojën e fituar prej tyre gjatë epidemisë MERS të, gjithashtu u shkaktua nga një llok kronavirusi, që shpërtheu në Korenë e Jugut në maj-korrik 2015, e cila shkaktoi 36 viktima.

Menjëherë pas kalimit të MERS-it, Korea e Jugut hartoi një ligj të veçantë për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, e cila i dha qeverisë pushtet të pakufizuar për të ndaluar çdo të drejtë të individit dhe për të survejuar, gjurmuar dhe ndaluar çdo individ që mund të dyshohet për infeksion.

Ligji i jep të drejtë qeverisë të ketë akses dhe të gjurmojë transaksionet bankare, vepriemt me kartë krediti, të dhënat e telefonit dhe telefonant, lëvizjet dhe kontaktet e çdo personi që po testohet, që është diagnostikuar me infeksion, apo që është kontakt i një personi të infektuar.

Qeveria ka gjithashtu të drejtë të të monitorojë me teknologjine GPS, dhe të të dënojë këdo që thyen karantinën.

Të gjtiha këto veprime, qeveria koreane i ka zbatuar në shkallë të gjërë gjatë krizës së koronavirusit.

Për më tepër, qeveria koreane e ka kthyer vigjilencën qytetare në shtyllën kryesore të përgjigjes së saj ndaj rrezikut të infeksioneve: qytetarët informojnë për çdo rast që ata dyshojnë se mund të jetë i informuar.

Nga ana tjetër, vetë qeveria ka vendosur një standard shumë të lartë të transparencës dhe informimit të publikut. Zyrtarët e shëndetit publik informojën publikun dy herë në ditë., mbi çdo zhvillim përfshi testimet dhe të prekurit.

Mbi të gjitha, qyetarët marrin mesazhe lajmëruese nëse një person afër tyre, koleg ose fqinj po testohet, dyshohet ose është i infektuar.

Testi është falas për çdo njeri të dyshuar por me pagesë për qytetarët e thjeshtë. Doktorët kanë të drejtët të testojnë vetëm personat që kanë më pak se 14 ditë që janë khyer nga një vend i infektuar, ose kanë pneumoni pa një shkak të qartë.

Lexo më tej:

Beteja e pamundur me koronavirusin/ Pse Shqipëria nuk i përgjigjet dot apelit të OBSH

Testet janë falas për të gjithë personat në rrezik—ata që kanë ardhur nga Kina ose kanë pasur një kontakt me një person të infektuar.

Ndërsa për personat e tjerë që nuk bëjnë pjesë në një nga këto kategori, testi bëhet me para dhe kushton rreth 125 dollarë.

Testi i parë për COVID19 u prodhua më 4 shkurt nga një kompani bioteknike koreane, kur vendi kishte raportuar vetëm 16 raste. Tre ditë më vonë filloi shpërndarja e testeve. Tre kompani shpërndarëse fituan të drejtën për të shpërndarë testet.

Ky veprim e përgatitit Korenë e Jugut për skenarin më të keq.

Korea e Jugut ka kapacitetin për të kryer 20 mijë teste në ditë, dhe ka 663 vende në të gjithë vendit që kryhen këto teste, përfshirë edhe klinikat ambulante ku kalon me makinë pranë një dritareje dhe të merret materiali nga dritatja pa zbritur nga makina.

Provat dërgohen me makinë—ku ato ruhen me 40 gradë në kontenitorë të mirëmbyllur— drejt 118 laboratorëve, ku 1200 profesionistë mjekësor analizojnë rezultatet. Përgjigjia e testit del për 6 orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *