• |
ide | kryesore

Identifikohen emrat e 4 viktimave të aksidentit në Fushë Krujë

Lajme, Të fundit



Mësohen emrat e 4 personave që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në aksidentin e rëndë që ndodhi në Fushë Krujë. Viktimat janë identifikuar si Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Ata ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” me të cili kanë goditur nga pas një kamion me targa kosovare. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Borizanë, ku fillimisht humbën jetën 3 të rinj, ndërsa një i katërt u dërgua në spital në gjendje kritike, duke ndërruar jetë pak momente më vonë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *