• |
ide | kryesore

Koronavirus mbyll një tjetër kampionat: edhe Turqia shkon drej ndalesës një mujore

Sport



Super Lig turke, një nga të paktët kampionate ende në vazhdim (e për këtë motiv zgjidhi kontratën me Trabzonspor Obi Mikel), duhet të bashkohet shpejt me vendimet e pjesës tjetër të Europës në lidhje me emergjencën koronavirus. Sipas mediave lokale, pasdite Qeveria e Ankarasë duhet të njoftojë pezullimin e kampionatit kombëtar për të paktën një muaj. Vendimi i Federatës turke do ti komunikohet Ministrit të Sportit Muharrem Kasapoglu, në një mbledhje të parashikuar ditën e sotme.

Deri tani autoritetet turke kishin vendosur që të vazhdonin zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura deri në muajin prill. Por disa lojtarë e trajnerëve, mes të cilëve personalitete si ai i Galatasaray, ish-trajneri i kombëtares turke Fatih Terim, ishin shprehur kundër kësaj zgjedhje, duke kërkuar një ndalim të turneut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *