• |
ide | kryesore

Koronavirusi, valë e dytë të prekurish në vendet aziatike

Lajme, Të fundit



Koronavirus ka pushtuar thuajse të gjthë botën, duke izoluar brenda shtëpive qytetarët e shumicës prej vendeve të prekura. Virusi i shpërthyer në Kinë tashmë ka zënë vend në Europë. Kina raportoi se dje nuk u shënua asnjë rast i ri, por në vendet aziatike ka plasur një valë e dytë infektimi.

Vala e dytë e infektimeve është vënë re në Kinë, Korenë e Jugut dhe në Singapor. Në Kinë u shënuan më herët 34 raste të reja nga vala e dytë e infektimeve, ku të gjithë rastet janë shtetas të huaj që ardhur së fundmi në Kinë.

Singapori raportoi gjithashtu 47 raste të reja, nga të cilat 33 janë ratë të importuara nga shtetas të huaj. Koreja e Jugut pati një rritje të raste të reja të enjten me 152, megjithëse nuk është e qartë se sa raste janë importuar. Atje, një grup i ri ka një shtëpi pleqsh në Daegu, ku 74 pacientë kanë rezultuar pozitivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *