• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentet/ Si Rama dhe Veliaj dhanë 52 milionë euro tendera në 2 javët e karantinës

Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi sot qeverinë se u ka dhënë kompanive të preferuara të Ramës tendera edhe në javën e ferrit të Coronavirus.

“Ndërsa shqiptarët janë vendosur në karantinë për t’i bërë ballë COVID-19, kur bizneset kanë mbyllur dyert dhe po luftojnë një luftë ndaj CORONAVIRUS, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vazhduar të tenderojnë projektet për betonimin e Tiranës. Pjesa e Parkut të Liqenit, ku aktualisht ndodhet godina e Gardës së Shqipërisë, është shpallur si i hapur në garën e Bashkisë të publikuar këto ditë karantinimi” – tha Alibeaj.


Ai citoi të dhëna të publikuara nga Bashkia Tiranë që ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës.

“Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020. Ndërsa qytetarët janë vendosur në karantim dhe në ankthin për të shpëtuar nga Coronavirusi, virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët dhe veçanërisht Tiranën” – tha Alibeaj.

Pagesat nuk kanë munguar edhe për inceneratorët.

“Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit. Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto, Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro. Por inceneratorët nuk janë të vetmit që kanë përfituar në këto kohë karantinimi” – tha ish-deputeti i PD-së.

Sipas tij buletini i tenderave dhe koncesioneve është i pasur.

“Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë).

Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020.

Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020. Në total vlerat e hetuara deri më tani kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë. Ndërkohë Bashkia Tiranë vazhdon planin betonues të kryeqytetit sidomos tani gjatë karantinimit dhe shmangies së vëmendjes.

Është jetike që këto shuma të ishin alokuar për një rishikim buxheti në ndihmë të familjeve që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë. Por duket se zëri i tyre bie në veshin e shurdhët të një Edi Rame që mes halleve të njerëzve dhe xhepave të tij dhe miqve të tij ka zgjedhur edhe në kohë pandemie të vjedhë dhe shpërdorojë paratë e shqiptarëve” – tha Alibeaj. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Fajin e ka Saliu, rroftë naltgjatësia EdDroga!Kopili nga Tërpani dhe TaoAutiku!
    Delet dhe sufllaqexhinjtë e bodrumeve mavi të fillojnë me blegërimat/ pëllitjet në mbrojtje të qeverisë dhe Partisë!

    1. Për çfarë thua mjerë Shqipëria për opozitën që ka?! Çfarë argumenti ke për vjedhjet apo shpenzimet pa kuptim o sufllaqexhi bythqir!

  2. Vidhni te keqen hallua yve, vidhni qini temen ketij populli. Sa te keni fuqi vidhni, mundesisht edhe shqiptaret qe jane ne varr i vidhni.

  3. Se kuptoj, ky Ilir Beqja paska qene nona, nuk u ngop njehere me lek.
    Ketij i jane dhene me qindra tendera dhe prap vazhdon e merr tendera me ish drejtoret qe kishte ne ministri

  4. Ti behet kerkese Bashkise te beje publik kete fakt sipas ligjit per te drejten e informimit! Te behet kerkese urgjente prane KKT, KT Bashkise Tirane dhe Keshillit Bashkiak Tirane per te publikuar te dhena me kete fakt. Nese rezultojne te verteta te behet kallzim ne SPAK, le mos ta trajtojne, por te mbetet si kallzim. Nje dite te gjithe do flasin, do pergjigjen e do perballen me faktet…….

  5. Ja dhe ana tjeter e se njejtes medalje. pd. nje tufe me kellira majtas e djathtas dhe qender. Megjith media.

  6. Nuk ka gje. Po behen investime ku perfshihen edhe te rinj. Pyesni ndonje e ropian se i ka te gjitha informacionet. Apo me lere ta gjej, jeni aty sa per sy e faqe ? Basha me degjon ? Demokracia eshte ne pausa per momentin ( jo se ka per te ekzistuar ndonjehere sepse eshte thjeshte koncept qe ne vetvete nuk mund te “materializohet” ndonjehere ne shoqerine moderne ) kap njerzit e duhur. Pervec ideve dine edhe ta kapin mat ramen.

    Ose vazhdo PD… bej teater mos dil nga comfort zone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.