• |
ide | kryesore

“Pini vodka, bëni sauna”: në Bjellorusi gjejnë zgjidhjen dhe luajnë futboll me tifozë

Sport



Pavarësisht se në vend janë regjistruar deri tani 51 raste me Covid-19, kampionati i futbollit të Bjellorusisë vazhdon rregullisht të luhet, me ndeshjen mes Energetik e Bate Borisov në program në mbrëmje. Ndeshja, ashtu si të gjithë të tjerat në kampionatin elitar me 16 skuadra, do të luhet me dyer të hapura, me prezencën e tifozëve.

Alexander Aleinik, shefi i zyrës së shtypit të Federatës ka shpjeguar se “vendimi për të luajtur rregullisht, e me publik, është marrë pas mbledhjes së të martës në videokonfernecën me Uefa. Shumë kampionate janë pezulluar, ne ndërkohë fillojmë tani sepse sezoni ynë futbollistik shkon nga pranvera në vjeshtë”. Asnjë klub nuk ka patur probleme, e kështu do të nisim, pikërisht në kohën kur Rusia, për të parandaluar shpërndarjen e virusit, ka vendosur të mbyllë kufijtë me vendin fqinj.

Ndërkohë, Presidenti bjellorus Alexsandr Lukashenko, i njëjti që vite më parë donte të ndalonte martesat mes grave vendase e të huajve, i ka rekomanduar popullatës “të bëjnë sauna, të pinë shumë vodka e të punojnë shumë për të vrarë virusin në organizëm”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *