• |
ide | kryesore

Serie A, Marotta e Lotito përplasen për stërvitjet: të premten vendimi

Sport



Në pritje të rinisë Serie A, gjithnjë nëse koronavirus e lejon, shoqëri të ndryshme kanë nevojë të organizohen me rifillimin e stërvitjeve e sipas Gazzetta dello Sport, edhe kjo temë është bërë objekt debatesh e polemikash. ‘Përplasja’ ka ndodhur gjatë një mbledhje: nga njëra anë Lotito e De Laurentiis, që duan të rinisin aktivitetin që nga e hëna, nga ana tjetër Marotta, i mbështetur nga mjekët sportivë e nga drejtuesit e tjerë, që nuk duan të kthehen në fushë përpara 3 prillit.

Për Lazio e Napoli (përvec Cagliari që për momentin ka fiksuar grumbullimin të shtunën) ekzistojnë kushtet e sigurisë për tu kthyer në stërvitje, ndërsa Inter e klubet e tjera janë bërë aletë të këshillave të mjekëve për të cilët “është detyrim, në dritën e situatës aktuale të emergjencës shëndetësore, të rekomandojmë për shoqëritë profesioniste ndërprerjen e stërvitjes të paktën deri në 3 prill”. Ata që dëshirojnë të kthehen në fushë në fillim të muajit të ardhshëm, kërkojnë principin e uniformitetit, duke kërkuar që stërvitjet të rifillojnë për të gjithë në të njëjtën ditë.

Një linjë që duket se është ajo fituese, sepse sipas asaj që bëhet e ditur do të zyrtarizohet në asamblenë e klubeve që do të jetë të premten, votuar nga mazhoranca. Të gjithë në fushë vetëm nga 4 prilli, datë që do ti lejonte edhe skuadrave të tjera që sot janë në izolim të fillonin bashkë me të tjerat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *