• |
ide | kryesore

“Toka po mbron veten kundër veprimeve të njerëzve”: Joachim Loew flet për Koronavirusin

Sport



“Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Bota ka përjetuar një ezaurim kolektiv; toka duket se po mbron veten ndaj njerëzve dhe veprimeve të tyre”. Eshtë një nga pasazhet, si bën të ditur Kicker.de, nga konferenca e shtypit e trajnerit të kombëtares së Gjermanisë, Joachim Loew, që ka folur për temën e koronavirus, pandeminë që ka detyruar Uefa të shtyjë fazën finale të Europianit për një vit më vonë. “Personat mendojnë gjithnjë se dinë gjithcka e se mund të bëjnë gjithcka – ka shtuar tekniku gjerman -. Ritmi që kemi fiksuar në vitet e fundit nuk ishte më i nevojshëm. Fuqia, lavdia, përfitimet, rekordet ishin në plan të parë. Katastrofat ambjentale në Australi ose diku tjetër na prekën vetëm lehtësisht. Sëmundje si Ebola mbetën të bllokuar në ndonjë vend” ka shtuar tezën e tij tekniku kampion bote.

“Tani – vazhdoi Loew – kemi eksperimentuar dicka që goditi gjithë njerëzimin, po kuptojmë se duhet ti kushtojmë rëndësi gjërave të rëndësishme, po realizojmë atë që ka rëndësi: familja, miqtë, shokët, qeniet njerëzore, duhet të konfrontohemi e të respektojmë njëri tjetrin. Në këto ditë kupton se njerëzit janë përsëri shumë të kujdesshëm ndaj mbështetjes reciproke” u shpreh tekniku i Gjermanisë, duke e konsideruar situatën aktuale në të cilën ndodhet bota si një thirrje për të kthyer vëmendjen nga njëri-tjetri.

Në fund, një mendim edhe për shtyrjen e aktiviteteve sportive, sidomos Euro 2020: “Shtyrja e manifestimeve sportive – përfundoi Loew – është absolutisht e duhura. Siguria e shëndeti i njerëzve është prioriteti absolut. E gjithë pjesa tjetër mund të zëvendësohet”.



1 Comment

  1. Keni msu si shqiptaret
    U vidhen tokat e ishpronareve
    Ci q temen.po.ndertohen hec
    Ci q temenPo’ prishen shtepite ke treni
    Ci q temen
    Po’ prishen le unaza
    Ci q
    Po’ temen
    Po’ shkaterrojne lumenjte
    Ci q temen.
    Tani te gjitheve kina nenen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *