• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i bën Felipe Melo sfidës së letrës higjenike

Sport, Video



Xhonglime me letër higjenike. Kjo është sfida më e fundit mes sportistëve, në kushtet e emergjencës koronavirus, që i ka mbyllur të gjithë në izolim brenda shtëpive. Por natyrisht ka nga ata që dinë të luajnë mirë me topin, e nga ata që dinë më mirë të “thyejnë” këmbët e atyre që dinë ta bëjnë mirë. Një prej tyre është pikërisht Felipe Melo, ish-lojtari i kombëtares së Brazilit, që i ka shkuar ndesh sfidës, por sipas mënyrës së tij.

Mesfushori ka provuar të xhonglojë letrën higjenike, por e kishte më të lehtë ta linte përtokë, duke i ndërhyrë në sparkatë, që në fushat e lojës, mund ti kishte dhënë për shoqërië edhe një karton nga arbitri. Vetëm një ditë më parë, braziliani kishte rrëfyer se si për të markuar Messi mënyra e vetme ishte të shkelmonin duke u alternuar, për të shmangur ndëshkimin me karton të kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *