• |
ide | kryesore

Zgjidhi kontratën se u sulmua në dhomat e zhveshjes: Leao do t’i paguajë Sporting 16,5 milionë euro

Sport



Një goditje e rëndë, pikërisht në një kohë krize për Rafael Leao. Sulmuesi i Milan duhet të dëmshpërblejë tashmë me 16.5 milionë euro Sporting Clube të Lisbonës, klub nga i cili prishi kontratën në mënyrë të njënashme në verën e 2018-ës si pasojë e agresionit të pësuar nga ana e tifozëve që u futën me forcë në qendrën sportive të skuadrës. Ky është verdikti i CAS në Lozanë që ka përmbysur plotësisht vendimin e mëparshëm të Fifa, që e përcaktoi të papranueshëm ankimimin e prezantuar nga klubi portugez.

Pas agresionit të tifozëve, Leao prishi kontratën me Sporting CP në mënyrë të njënashme, duke u transferuar në Francë tek Lilla, nga ku Milan e bleu verën e kaluar për 35 milionë. Klubi luzitan i ishte drejtuar Fifa-s duke kundërshtuar vlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës e duke shpjeguar në ankimim se “lojtari nuk kishte në kohën e ngjarjes motive të vlefshme për të zgjidhur kontratën që e lidhte me klubin tonë” e duke kërkuar kështu një dëmshpërblim ekonomik.

Pas refuzimit të Fifa, mendoi CAS për të përmbysur verdiktin, me sulmuesin kuqezi që tashmë është i detyruar të dëmshpërblejë për 16,5 milionë euro ish-klubin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *