• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Premier League nuk do të fillojë deri në 30 prill: vendosën krerët e FA

Sport



Futbolli anglez do të ndalojë të paktën deri në 30 prill. Ky është vendimi që ka marrë Football Association në akord me Premier League e Ligën angleze. Zgjatet në këtë mënyrë ndalimi, fillimisht i parashikuar deri në 3 prill. Krerët e futbollit anglez kanë bërë të ditur se do të kthehet loja vetëm nëse do të jenë kushtet për ta bërë e se mendimi i parë shkon për të prekurit nga koronavirus.

E kështu, zgjatet ndalesa e të gjithë kampionatëve profesionistë të Anglisë (meshkuj e femra), që fillimisht mendohej të ishte deri në fillim të prillit. “Jemi të bashkuar – lexohet në komunikatë – në impenjimin për të gjetur një mënyrë për të rifilluar sezonin futbollistik 2019/20 e të garantojmë që të gjithë ndeshjet e kampionatit, kupave kombëtare e ato europiane të luhen sapo të jenë kushtet e sigurta. Kemi ndarë zgjedhjen me Uefa për të shtyrë Europianin me një vit pikërisht për të patur hapësirë në kalendarë e për të ruajtur integritetin e cdo kompeticioni”.

Normat e FA stabilizojnë që “sezoni do të përfundojë jo përtej 1 qershorit” e “cdo kompeticion duhet, brenda limitit të vendosur nga Federata, të përcaktojë zgjatjen e sezonit të tij të lojës. Sidoqoftë, këshilli i administrimit ka rënë dakord se ky limit mund të shtyhet në pafundësi për sezonin 2019/20 në lidhje me futbollin profesionist”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *