• |
ide | kryesore

Alarmi i mjekut/ Çfarë po ndodh brenda spitaleve tona. Masat që duhen marrë

-Instant, Kryesore, Lajme



Një nga mjekët e njohur të një qendre spitalore në Tiranë, shumë i shqetësuar për çorganizimin dhe mungesat me të cilat po përballen kolegët e tij në përballimin e pandemisë së koronavirusit ka komunikuar në mënyrë konfindenciale Lapsi.al, lidhur me masat që duhen marrë, pa ndodhur ende fatkeqësia. Në kushtet e anonimitetit pasi mbi të dhe kolegët e tij ushtrohet një trysni e fortë për të mos folur në publik ai jep disa këshilla se si duhet përballuar dallga e infeksioneve që pritet të vijë.

Ai thotë se meqë kryeministri pretendon se jemi në luftë, kjo betejë nuk ka nevojë të drejtohet nga një politikan, por nga një mjek menaxher që do ogranizonte punën në terren dhe që do të luante rolin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë.

Ja këshillat që jep ai përmes Lapsi.al

Gabimi më i madh që po bëhet është se ende pa nisur vala goditësë kur kurba e të infektuarve do të arrijë majat e saj, ne kemi hedhur në lojë, pra në vijën e parë të frontit luftëtarët më të mirë. Pra në spitale janë mjekët dhe infeksionistët më të zotë që ka vendi. Kjo strategji ka një risk : infektimin e tyre në masë, që nuk do të lejonte përballlimin e pasojave për një kohë të gjatë.

Ajo që duhet bërë është « ruajtja dhe kursimi » i mjekëve më të mirë dhe përdorimi i tyre me turne një javore. Pra një mjek me potencial të drejtojë një turn duke pasur si ndihmës infermirë vullnetar dhe studentë dhe të tjetët të dërgohen në shtëpi. Kur ky grup mbaron kohëzgjatjen e turnit të tij, ai zëvendësohet nga një strukturë e njëjtë që ka pushuar më parë. Kjo do të favorizonte një kohë më të gjatë të përballjes me pandeminë, sepse nëse kemi kontaminime personeli që tani shumë shpejt struktura do të jetë jashtë luftimi.  

E dyta është instruktimi i ashpër ia atyre që punojnë me të sëmurët direkt se si të ruhen nga infektimi. Ambulancat qe sherbejne ne banesa duhen dezinfektuar pas cdo transporti. Po ashtu dhe personeli duhet te flake rrobat mbrojtese dhe te veshe te pastra sa here te kene kontakte. Kshuqe duhen shumë palë tuta, shumë. Eshtë e vetmja menyre per te rezistuar kohës me personel që edhe nëse i ka këto mjete pak është në gjendje të ruajë asepsinë (aftësinë për ti përdoruar ato pa u kontaminuar-shënim i Lapsi.al).

E treta të kolaudohen te gjitha spinat e oksigjenit në covid 1 dhe covid 2, menjehere te instalohen aksese oksigjeni ne shtreterit qe s’kane. Nese jo ato pak respiratore do saturohen brenda pak diteve nga subjekte qe kane nevoje per dy litra oksigjen ne minutë. Po ashtu duhen ruajtur edhe reanimatorët, se numri i atyre që dinë ti përdorin aparatet respiratore është mjaft i vogël.

Duhet shtuar urgjentisht numri i testimeve sipas udhëzimeve të OBSH-së. Rreth 700 të bëra deri tani janë shumë pak. Sot edhe unë si mjek me shumë shoqëri dhe njohje, po të ndjeja shqetësime nuk do kasha mundësi të arrija të bëja një test sepse kapacitetet mungojnë.

Me aq teste sa janë bërë nuk dalin as per te depistu personelin e sanatoriumit, ku u tha që kanë ardhur në infektiv disa raste që kishin qenë të shtruar aty dhe ishin me covid 19. Keshtu minimalisht i gjithë personeli i senatoriumit Shefqet Ndroqi duhet depistuar i tëri sepse presupozihet të jetë tashmë një vatër e mundshme përhapjeje.

Njerëzit që vetekarantinohen jo vetëm të këshillohen që janë vrasës nëse dalin nga shtepia, port ë shikohet edhe mbikqyrja elektonike e tyre për ti neutralizuar me çdo çmim. Sepse ka pasur raste të tilla kur një bartës shkoi pak ditë më parë tek një spital privat dhe kërkoi të bëjë skaner. Natyrisht aty ju rrefuzua hyrja po a e imagjinojmë dot xhiron e sa spitaleve ka bërë më parë ai? Këto raste duhen konsideruar si vrasës.

Nëse duam vërtete të përgatitemi duke ju referuar qyteteve me sisteme shumë më të konsoliduara dhe të pasura se ne, duhet të kërkojmë që tani hotele të gatshem për karantinim. Aty duhen shtruar tuba për furrnizim me oksigjen në mënyrë që në rast emergjence aty të zhvendoset pacientët që kanë nevojë thjeshtë për të marë oksigjen, duke liruar shtratet bosh për ata që kanë nevojë për marrjen e oksigjenit përmes aparatëve respiratorë.

Gjithëashtu duhet palnifikuar që tani furnizimi me sasi të madhe oksigjeni.

Këto janë vetëm një seri e vogël masash përtej të cilave sejcili nga kolegët e mij mund të ketë ide shtesë. Por që ato të dëgjohen duhet që në këtë luftë, të mos kemi gjeneral armate një politikan, por një mjek me aftësi menaxhuese që të dijë ti dëgjojë këto zëra dhe të ketë aftësinë për të marë vendimet e duhura në këtë kohë të vështirë.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ky qenka mjek i njohur por pa kellqe,ka qef te jet anonim dhe ka zgjedhur lapsin per te folur si salihu lulushi mona dhe Qimi ne keto dite te veshtira,ky mjeku anonim kerkon qe te largohet rama dhe te vij nje mjek menaxher si salihu ose tritani,ne cilin vend te botes doli nje mjek qofte dhe anonim dhe flet si ky pacavure mjek,politikanet e gjithe botes bejne politikat,kurse mjeket duhet te jene ne krye te detyres sepse kane bere dhe betimin e hipokratit,por ky anonimi qenka Pacavure mjek,ne vend ti beje thirrje kategorise popullore qe te qendrojne mbyllur dhe jo te bejne shetitje neper rruget e tirones,me e ndershme do te kishte qene qe ju mjeku anonim te dorhiqeshit se sa sherbeni akoma,ti tani je me i rrezikshem po qendrove

    1. Dihej qe virusi mavi eshte me i rrezikshem se covid 19, por nuk e besoja se do arrinte deri ne kete pike. Nje i infektuar me virus mavi ne oren 19:46, shkruan ca gjera qe as liderit te tij nuk i shkojne ne mend t’i thote. Kuptoje shkrimin o analfabet funksional, ajo qe thote mjeku eshte se duhet krijuar nje shtab i emergjences civile me njerez te specializuar dhe nuk ka te beje me Berishen apo dike tjeter politikisht, por me njerez qe kane studjuar dhe qe nuk i kane njohurite e tyre nga fb apo wikipedia, por i njohin gjerat me rrenje. Ketu ne Itali psh ka nje shtab te tille qe cdo dite ne oren 18:00, jep info per shtypin dhe deklaron masat qe jane marre dhe duhet te merren. Rama si piktor eshte i deshtuar, mendo pak ta fusesh ne mjekesi qe nuk ia ka idene. Mjeku ne fjale flet edhe per corganizimin e organizuar te shendetesise dhe kjo eshte e rendesishme pasi dekretet e fb nuk mund ta ndryshojne realitetin. Duhet te kesh te qarte o njeri i infektuar nga virusi mavi, pandemia ia zgjati jeten Rames ne pushtet, ama perfundimin do ta kete me te keq se do ta kishte po te kishte dorezuar pushtetin. Fundi do i vije nga keqmenaxhimi i situates si asaj shendetesore dhe asaj ekonomike. Me keto qe po ndodhin ne gjithe boten, shume politikane do ta kene pisk javet e ardheshme. Rama yt do jete i pari. Shpresojme qe do jete mire sepse shume njerez do fillojne te kene permiresime nga mungesa e ushqimit per viruset mavi qe i kane infektuar keqas

    2. Ja dhe ferrat per dark qe lapsi jep per te ndihmuar gomeret e tij. Bravo lapsi per kete ndihme qe u ben pellitesve. Tani mblidhuni ne kor dhe kendoni kengen e gomerve.

  2. o spurdhjak, politikanet bejne politika po sidomos ne gjendje te jashtezakonshme, politika e tyre nuk i del nga truri i njeshit po drejtohet nga ekspertiza dhe esht kolegjiale ku ata ne terren marrin rendesi te vecante. Me “teoricienin” tend edhe te pashkoll do e drejtosh luften ti ? Ai nuk po kerkon ti ik pergjegjsis si mjek; ai thjesht po kerkon qe punet te behen me mend ne koke, me strategji! Ju sikur nuk jeni njerez po robot te drejtuar apo spams ,sa del nje mjek qe problematizon, (se ne fakt sistemi yne perfekt) e perjashtoni nga detyra, e quani opozitar-tradhetar, salist e gomarlleqe pafund; ja mbylli Kina gojen doktoreve e pat rezultatin;Thoshte Ajnshtajni, marrise nuk i shihet fundi!

  3. Fatkeqesisht ky eshte realiteti jone i shkerdhyer dhe kjo dihet nga te gjithe. Problemi tani do qihemi ne. Populli do.quhet fajtor sipas KM. Jo se nuk kemi pjesen tone por jo.e.gjitha te fokusohet.tek ne. Pse jemi te zhytur kaq keq? Dikush mund te kete hall. E provon 112 dhe nuk del askush. Me telefonata do zgjidhet kjo? Kjo situate eshte sh e ndyre.

  4. Dukesh qe ke vuajtur o refugjt funksional atje ku je,fati te ka braktisur o refugjat,burrat e vertet nuk flasin anonim ne asnje lloj situate,ky anonimi nuk eshte ai anonimi i te madhit trebicka te Pallati 176 o refugjat funksional shpellkar

    1. Prandaj i ke vene vetes emrin “i paemer” o coved. Se je burre prandaj, vetem se ke nje problem, ti kane prere hallatet dhe te kane veshur me minifund qe te prostituosh, por nuk te afrohet kush se ke harruar te dpilohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *