• |
ide | kryesore

Albin Kurti heq taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë, vendimi pa votat e LDK-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë.

Vendimi u mor pa votat e ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk morën fare pjesë në seancë dhe që ka iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Kurtit nga posti.

Taksa do të hiqet për lëndën e parë, ndërsa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nga ora 24:00, do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.



3 Comments

  1. Bravo, Albin.

    Shpresoj që populli i Kosovës të të mbështesë fort këtë herë.

    Po sfidohesh shumë dhe shpresoj që kjo të të bëjë shumë të fortë.

  2. Ky eshte karagjoz fare, po qesh bota me kete. Po mallkon veten qe fitoj shumicen ne zgjedhje. E mbani mend se si ligjeronte kur ishte ne opozit. Ne do ta bejme keshtu e ne ashtu.

  3. Amerikanet rebelimin parimor edhe e falin, por mashtrimin dhe marrjen per budallenj jo. Shiko mire cfare i ke thene, se Ramushi prej kohesh thote qe i ke premtuar heqjen e plote. Kjo eshte nje arsyeje qe shpjegon pse ty po te behet presion shume me i madh se Ramushit. Ndoshta ke bere nje kompromis per te krijuar koalicionin, por sic thote filozofi i tregut ushqimor Artan Fuga (shaka pa te keq me profesorin e nderuar) nuk mund te kesh edhe gjalpin edhe leket e gjalpit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *