• |
ide | kryesore

Analiza/ Rrëzimi i Albin Kurtit, një komplot i ambasadorit Grenell?

Arkiva, Kryesore



E gjitha sa po ndodh në Kosovë, ku Isa Mustafa në kordinim me Hashim Thaçin po komplotojnë për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti, mund të jetë një prapaskenë e kurdisur nga diplomati amerikan, Richard Grenell, për të arritur sa më shpejt një marëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Ky është pak a shumë konkluzioni i një analize të publikuar në të përditshmen austriake “Der Standard”.

Gazetari Adelheid Wölfl pasi bën përshkrimin e situatës së fundit politike dhe rrezikut që Kosova të mbetet pa qeveri për shkak të mocionit të LDK-së për rrëzimin e Kurtit, konkludon se një gjë të tillë po tenton ta shfrytëzojë edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Lexo më tej:

Kulisat/ Pse LDK kërkon ta rrëzojë Albin Kurtin. Ç’fshihet pas shkarkimit të ministrit të Brendëshëm?

Wolf nuk nguron të tregojë edhe qëllimin e kësaj manovre.

Sipas tij i dërduari i Trump për dialogun dëshiron ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti me qëllim implementimin e shpejtë të marrëveshjes Thaçi-Vuçiq.

Po pse Albin Kurti është pengesë për këtë? Sepse, “Kurti kurrë nuk do të lejonte një shkëmbim territoresh bazuar në kritere etnike si pjesë e marrëveshjes siç duan lobistët rreth Trumpit”, thuhet në analizë.

Pra, sipas gazetarit “Grenell që është i interesuar për një sukses të politikës së jashtme të Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit” do të ishte i gatshëm që kosovarët ta paguanin me çdo çmim këtë kapriço të tij.

Pra qoftë edhe duke rrëzuar një qeveri në kohën e vështirë të koronavirusit.

Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

Në fakt përfundimi i gazetarit Adelheid Wölfl nuk është i vetmi që të drejton në këtë pistë. Edhe i sh-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, që kishte shërbyer në vitet 1998-1999 në Kosovë, si shef i misioni mbikqyrës të SHBA-së, në dy shkrimet e tij të fundit ka shkruar rreth përpjekjeve të presidentit Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë që po drejtohet nga Albin Kurti.

Në shkrimin e parë të publikuar në Peacefare.net të titulluar “Bad Deal”, Byrnes ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po provon që përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës të rrëzojë, Albin Kurtin, nga pushteti.

Sipas ish-diplomatit, Thaçi synon më pas një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ish diplomati dhe analisti amerikan Daniel Serwer. Në një letër të hapur drejtuar presidentit Hashim Thaçi ai theksonte se”Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i territoreve dhe njerëzve gjë për të cilën administrata Trump po bën presion”. Ai i kujtonte Thaçit se “ju keni treguar shenja se mund ta pranoni” duke vërejtur se:  “Një shumicë e popullsisë suaj, përfshirë serbët në jug të Ibrit, janë kundër kësaj ideje të pakuptimtë, e cila do ta bënte Kosovën një burim paqëndrueshmërie në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë”.

Letra/ Dialogu shqiptaro-serb i shtyrë nga lobistët e Beogradit. Nuk ka vemendje për Kosovën në SHBA

Pra ,tashmë po bëhet përditë e më e qartë se rrëzimi i Albin Kurtit nuk po kërkohet as se fyeu Isa Mustafën dhe as për mustaqet e Agim Veliut, madje as për taksën, por sepse ai mbetet pengesa e vetme për të shmangur një marëveshje që bazohet tek coptimi i Kosovës.

©Lapsi.al

 

 



14 Comments

      1. Albini mund te beje cfare te doje. Kosovaret e votuan per Kryeminister ai eshte. Kosovaret votuan Vjosa Osmanin per te udhehequr qeversjen e LDK ajo seshte. Pra LDK nuk perfaqson elektoratin e vet sepse votat i mori me figur te par Vjosa Osmanin dhe ky eshte fakti.. Te tjerat jane mhb kafessh

  1. Korrekt! Une per vete isha gjysme i bindur se edhe mund t’i benin ndonje atentat, largqofte me pasoja!
    Komploti s’perben asnje habi ndaj Albinit, se na mbyti llumi sllav e sllavofil!

  2. Mire qe Shkullaku eshte i mencur ,por a e kuptojne kete kosovaret dhe komandanti Meta?
    Amerikanet gjithenje na e kane patur me hile,na e dhane lirine qyl dhe Tani duan te na e marrin prap qyl.
    Shyqyr qe kemi stratege si Shkullaku se kushedi cdo behej me bote.
    Shkullaku eshte vlere kombetare.

  3. A ka ndonje vend ne bot qe i ka par hajrin amerikes? vetem nje me thoni. Dhe a ka shtet me agresiv ne bote? me pucist? qe te ha me shum pas shpine ? kuptohet pasi tw ka ulur ne gjunje dhe te ka rrjepur mir e mire. vetem lufte vetem underground ne gjith dynjan. kjo eshte ashiqare e lexueshme. me fakte jo me llafe. qe do i benin puc dihej. Zoti i rujt jeten. pak kane vrare? thertore e kan bere boten dhe kaos. do e degjojm shpejt dhe kengen e korones.

  4. Përzjerja ideologjike më antiamerikane janë islamistët komunist. Të tillë ka plot shqipfolës. Popull legen, që gjithë jetës ec me parimin ” Kalova lumin të dhjefsha kalin”. Albin kaçurrelsi u zgjodh Kryeminister që të ulet në dialog me Serbinë. Albin nga që është i paaftë të dialogoj, është gati të përzër amerikanët nga Kosova, vetëm që të mos e marr vesh Kosova se është i paaftë për të qeveris.
    Ik Albin fillo hudh gaz lotsjells prap në Tempullin e Demokracisë.
    Atë sport e luan më mirë se CR7 futboll.

  5. Albini mos formosa asgje deri sa te kaloje Covid19.
    Ne kete kohe asnje qeveri nuk e Ka mendjen ne vend .
    Njerezit po’ ikin me turma nga kjo jete .Gernellit i ngeli marrveshja Kosove serbi PA zgjidh.
    I k me nder albin mos u felliq kot me lojna e formosa se firmosa .mos u bej mashe te nxjerresh geshtenjat e te tjereve nga zjarri
    Un i urrej komunistet por ti i duheshe kosoves per disa kohe ,mos ta pesoje si ne 30 vjet.

  6. Albin mos e rruj fare prit dhe pak sa ti vene drune trapit atij te cmendurit e te cmendurve dhe koha do te mesoje vet si te veprosh dhe te shikosh me cilet ke te besh se secili do shfaqi surratin e vet ashtu si fytyrakshami thaci dhe i vdekuri i pavene ne dhe i verremosuri mustafa qe se di as vet ci duhet politika atij
    Me pas futi nga nje gote “uiski” dhe te ikin per lesh ashtu sic ka hequr sala shume nga shokt e vet vecse ndryshimi ketu eshte se ata e meritojne se jane 500fytyrsha e kaluar biles qe mos trashegojne ne politike krimbat qe do lene ato me pas nga kerrma trup e dekompozuar thaci mustafa qe mos te lene rehat ty dhe ata qe do duan vendin e tyre un te them kurvat te lehin ti ec para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *