• |
ide | kryesore

Apeli i policisë për kriminelët: Mos bëni më vrasje dhe krime derisa t’ju themi ne!

Pikante



Policia polake u ka bërë thirrje të gjithë kriminelëve që të solidarizohen me shtetin në një kohë kur të gjithë efektivët janë angazhuar për masat e ndërmarra ndaj Covid-19. Në disa statuse në faqen e tyre zyrtare në Facebook, policët polakë kërkojnnë që për momentin të ndalojnë të gjithë veprimtaritë kriminale.

“Vëmendje, vëmendje! Informacion i rëndësishëm Për shkak të shpërthimit të pandemisë-19, e cila ka shkaktuar panik dhe na ka vendosur shumë detyra të reja dhe ndonjëherë sjellje të paparashikueshme të shumë njerëzve, duke qenë se në jemi angazhuar në shërbime të tjera, ju kërkojmë që të ndaloni çdo veprimtari kriminale deri në njoftimin e mëtejshëm.

Vlerësojmë faktin që ka filluar bashkëpunimi në lidhje me pakësimin e kryerjes së krimeve dhe veprave penale dhe ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Do t’ju informojmë me një mesazh të veçantë kur mund të ktheheni në aktivitete kriminale të përditshme duke vazhduar si gjithmonë,”– shkruhet në status.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *